
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në një familje në Graçanicë të Kosovës, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.
Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organin gjenital, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.
Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën me dije policia.
Po pse i thoni orga gjenital sikur jemi ne oren e mesimit... Ne i themi picke, ose pith, ose gop ose duc...
hahahahahahahahahhaaaaa digjia me mire me hekur qe as shurren mos te bej dot me ahahahahahahaaaa cna degjojne veshet dite per dite
E temershme cfare po bejne . Lira eshte e vuer . Stop dhune . Ndalu nga partneri ose partniera . Askush nuk ka te drejt te dhunoi . Iku koha e mesjetes .
Burri i saj, militant i terbuar i V. V. e ka shkrire ne hu te shoqen se ajo kur ishte tek motra ne Prishtine,rastesisht pershendeti Edi Ramen.
Si ka mundesi te ndodhin ne Kosove keto veprime Kurti thot Kosova eshte vendi me demokratik ne Ballkan.
Cfare po degjojme . Lira eshte e shnjte . Dhe askush ska te drejt , te rihet dhe me keq te digjet . Kure nuk ecen nje martes ka ndarje dhe ne menure te kulturuar . Stop dhunes askush nuk e meriton