
Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini e konsideron “dritë të kuqe” për Kosovën masën që Bashkimi Evropian ndërmorri me vendosjen e sanksioneve.
Në një intervistë për ABC News, Ukshini u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të lexojë shenjat e diplomacisë ndërkombëtare.
Sipas Ukshinit, Kosova nuk e ka pasur ambicie drejtimin e 4 komunave veriore, pasi janë të banuara me shumicë serbe dhe tanimë duhet sikur autoritetet atje po qeverisin me dhunë.
“Unë mendoj që tani është ndezur drita e kuqe dhe nëse SHBA-të, sekretari Blinken, Brukseli, të gjithë thonë se duhet të bëhet një hap në këtë drejtim, edhe unë mendoj që duhet të lëvizë. Ne nuk mund t’i mbajmë përgjithmonë edhe kryetarin në Leposaviç, mendoj që nuk mbahet pa kufi atje.
Plani 3 pikësh i BE-së që mbështetet nga amerikanët, është një plan i mirë. Pala koskovare nuk ka pasur ambicie që t’i marrë këto komuna t’i qeverisë, për shkak se janë të banuara me shumicë serbe dhe instistimi ynë në këtë pozicion, krijon përshtypjen sikur ne duam të qeverisim në mënyrë të dhunshme.
Shikuar në këtë prizëm, unë mendoj që kryeministri Kurti duhet të lëvizë, natyrisht duke balancuar interesin e brendshëm me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, por të mos shkojë në kursin konfrontues, sepse Kosova as nuk e ka fuqinë, as e ka momentin, komoditetin dhe as nuk do të ketë aleatë në këtë rrugë”, theksoi ai.
Ky trim që sillet kështu ndodh sepse atje janë trupat e kuaj se po t[ largohen ata do aratiset nga Kosova.Kosova do bëhet shtet kur të dëgjojë të huajt që kanë investuar dhe të heqë dorë nga trimëritë.Sërbia është shtet i fuqishëm dhe të bnëhen bisedime serioze dhe jo marëzia.Kosova kështu nuk fiton asgjë me këto sjellje të Kurtit.Ai ka inat se Ramën e duan më shumë dhe aq torollak është sa fshihet për mos e takuar,Kosovarë ndëroni mëndje se me luftë nuk fitoni asgjë me Sërbinë,Të huajt duan qetësi sepse kanë investuar shumë në Sërbi dhe prandaj ata duan paqe...