
Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se ka ndaluar një shtetas rus, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
Pas intervistimit i njëjti, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, është arrestuar e dërguar në mbajtje.
“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndryshe të premten në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinje, ishin nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.
Kjo për arsyeje se policia kishte pranuar informacion se dikush nga Serbia mund të hyjë gjatë ditës së sotme.
Informacioni ishte se grupe të ndryshme të motoçiklistëve nga Serbia ishin mbledhur, të premten, në Beograd para Kuvendit të Serbisë me qëllim, siç raportonte mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo-Online, të hyrjes në Kosovë për të mbështetur serbët lokalë, pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.
Megjithatë një gjë nuk u realizua, meqë Policia e Kosovës nuk kishte lejuar hyrjen e tyre në Kosovë.Në drejtim të kufirit të Jarinjës janë nisur automjetet të blinduara të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi që Policia e Kosovës ka marrë informata se “dikush” është mbledhur aty dhe se mund të hyjë nga Serbia sot dhe për siguri i kanë dërguar njësitet e veta.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Gazeta10 ka thënë se kanë pranuar informatën për ardhjen e disa protestuesve afër kufirit të Jarinës dhe se për këtë kanë dërguar automjetet që të sigurojnë kufirin.
“Është njëfarë informate që ka me ardhë disa protestues serbë që do të mbledhen dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje