Masakra e Poklekut, Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën edhe trupat e viktimave! Duhet të ketë drejtësi

17 Prill 2023, 14:00Rajoni TEMA

Masakra e Poklekut, Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën

Kryeministri Albin Kurti tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, shtetit serb nuk i ka mjaftuar vetëm vrasja e civilëve në Poklek, por edhe kanë djegur kufomat, duke shtuar se në plan nuk ka qenë vetëm shfarosja e jetëve, por edhe e qenieve njerëzore.


Prandaj, nga këtu ai ka kërkuar gjykimin në mungesë të të gjithë kriminelëve, për çka tha se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që një gjë e tillë është e mundur me ligjet në vend.

“Masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civilë shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre.

Prej këtyre 54 të vrarëve, 25 kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, ndërkaq 18, pra çdo i treti ka qenë nën moshën 12 vjeçare. 5 kanë qenë  foshnjë prej 6 muajsh deri në 2 vjeç, ndërkaq Lirie Muçolli ka qenë veç 6 muajsh si foshnjë kur është vrarë në këtë masakër”.

“Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetëve, por edhe të qenieve. Andaj masakra e Poklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”.

“Në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës patëm mundësuar që Prokuroria e Shtetit, prokurorët specialë të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë.

Pra në muajin e ardhshëm bëhen që ekziston një mundësi e tillë dhe këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime luftë do të duhej të kenë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që ekzekutuan dhe për ata që i urdhëruan ato”, tha Kurti.

3 Komente

  1. K
    Krimet Serbe ne cdo koh jane Motivuar nga PolEu

    Krimet e serbise ndaj popullit te paarmtosur Shqiptae ne Kosove , pergjate gjithe Historise ,kan qen te Motivuara dhe te Frymezuara nga Politika Europiane . Nderkohe qe qe shqiptaret ,nuk kan reaguar e nxjerr si duhet ne Opinionin Nderkombetare _ Politikat Kriminale dhe Gjenocidin serb ne Kosove gjate nji Shekulli

    Përgjigjjuni
    1. ÇEKIÇI

      Kurtoviç serbet bënë masakra në gjithë Kosoven mbi pleq plaka gra shtatzana dhe femijë te posalinur Por ty te shpetuan si dhënderr qe te paten dhe tani po ua shperblen më ZAJEDNICË

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Dhe JO vetem me zajednicen i nderuar Çekiç, ishte edhe kshilltari i tij ai skellzen gasi qe deklaronte se masakrat ne kosove i ka ber uçk e jo millosheviqi pastaj eshte edhe vet mender presednike osmanka qe ka akuzuat hapur uçk dhe veqmas ish presidentin Thaqi prandaj prezenca e kurrcit dhe e osmankes eshte turpi me i madh qe mund tu behet viktimave, kurse me qudisin familjaret e viktimave se si lejojne te marrin pjese ata qe fyen gjithe viktimave dhe vet luften e lirine e paket qe sot gezojme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje