Ndryshimet në Kushtetutë, Mitsotakis propozon heqjen e imunitetit të ministrave

2 Shkurt 2026, 13:10Rajoni TEMA
Ndryshimet në Kushtetutë, Mitsotakis propozon heqjen e imunitetit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar ndryshime në Kushtetutë ku e vë theksin tek heqja e imunitetit të ministrave, kështu ka deklaruar këtë të hënë zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis.

Ai thekson se Kryeministri kërkon një model të ri të qeverisjes.

“Sot, Kryeministri po nis një proces të nivelit të lartë, që është procesi i rishikimit kushtetues. Është një proces që padyshim nuk përfundon në mandatin aktual parlamentar, por shtrihet në atë të ardhshëm. Dhe mendoj se të gjitha forcat politike dhe shumica qeveritare, si dhe të gjitha partitë e tjera të opozitës, do të përballen me historinë dhe do t’u japin qytetarëve një provë, individualisht dhe kolektivisht, të sistemit politik.

Ne nuk duam një proces procedural të rishikimit kushtetues. Kryeministri, si president i Demokracisë së Re dhe kryetar i grupit parlamentar, sepse ju kujtoj se është një proces parlamentar, jo një proces qeveritar, po kërkon një rishikim kushtetues me konsensusin më të madh të mundshëm, në çdo rast, pa të, nuk mund të bëhet asgjë, ku ai do të krijojë një model të ri, një model të ri qeverisjeje”, theksoi  Marinakis.

Sakaq, Marinakis tregon rëndësinë e rishikimit të nenit 86 dhe rolin e drejtësisë në proces, duke thënë:

“Gjëja e dytë që është shumë e rëndësishme është rishikimi i nenit 86. Prioritet i lartë, përgjegjësi e lartë, besoj, me gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve, e kemi thënë shumë herë, nuk duhet të jetë përgjegjësi ekskluzive nëse do të referohet apo jo një ministër, zëvendësministër apo zyrtar qeveritar në drejtësi që të kalojë nëpër filtrin e përkatësive partiake”, vuri në dukje ai.

6 Komente

  1. K
    Kanina

    Po Ballukun e kap ky ndryshim? Pyes ngaqe edhe Bela ka “studiuar” ne Greqi.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I mjeri Micotakis, eshte edhe me nene shqiptare

      Micotakis duket se dicka nuk i punon, drejtesia jo e jo! Mire do bente te kerkonte nga Erdogani eksperte per te ndryshuar kushtrtuten e grekerve te rinj, se te lashte ishin ku e ku mebte ditur se te rinjte sot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje