Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet një person

1 Shkurt 2026, 16:55Rajoni TEMA
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet një person

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 14:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.

“Viktima, mashkull i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, sipas Zahitit, Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin./Kosovapress/

Lini një Përgjigje