Nga Enver Robelli
Prezantimi i dronëve që na qenkan prodhuar nga dy kompani prej Gjilanit, më saktë, me seli buzë lumit Morava, nëpër të cilin rrjedh ujë kristal i pastër (ndërkohë që lumi është i mbushur me bërllok), ma kujtoi historinë e Victor Lustigut. I lindur në Çekinë e sotme më 1890, në një familje hungarezo-austriake, ai u bë i njohur si mashtrues, batakçi dhe bixhozçi. Më 1920, Lustig shkoi në SHBA dhe u prezantua si “Konti Victor Lustig”, ku u pasurua mjaftueshëm duke shitur hekurishte e duke rrëzuar shtëpi të vjetra.
Më 1925, Lustig vajti në Paris dhe gjëja e parë që i ra në sy ishin titujt e gazetave ku shtrohej dilema nëse Kulla e Ajfelit (Eiffel) duhej shembur, apo duhej lyer me 66 tonë bojë (proces që duhej bërë çdo shtatë vjet). Lustigut i shkrepi një ide: i ftoi gjashtë tregtarë hekurishtesh për një bisedë sekrete në Hôtel de Crillon të Parisit. Pika e vetme e rendit të ditës ishte: shitja e Kullës së Ajfelit.
Si mashtrues i sprovuar, ai i porositi blerësit e mundshëm që të mos flisnin për këtë pazar, pasi gjoja nuk donte të shkaktonte bujë në qytet. Lustig u hoq si i autorizuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Postës për të kryer procedurat e shitjes. I mori blerësit me vete te kulla; ata e shikuan dhe nisën të kalkulonin fitimin nga shitja e 7300 tonëve çelik.
Lustig ia vuri syrin André Poissonit, një blerësi të ri në biznes, ambicioz dhe naiv. Pasi u veçuan nga të tjerët, Lustig i bëri ofertën finale. Edhe pse gruaja e Poissonit shfaqi dyshime, Lustig arriti ta qetësojë duke u shtirur si një zyrtar shteti me rrogë të ulët që priste diçka nën dorë. Duke sinjalizuar se ishte i korruptueshëm, ai e bindi Poissonin, i cili nuk ngurroi t’i jepte dy zarfe: njërin me ryshfet dhe tjetrin për blerjen e kullës.
I lumtur për blerjen e monumentit të Parisit, Poisson shkoi në Bashki për ta legalizuar kontratën e tij të rreme. Atje askush nuk dinte gjë; zyrtarët nuk dinin nëse duhej të qeshnin apo të qanin me marrëzinë e tij. Ndërkohë, Victor Lustig kishte marrë trenin drejt Vjenës.
Duket se qeverisë së Kosovës, më 2026, i munguan zyrtarët e vullnetshëm për të zbuluar mashtruesit. Bashkia e Parisit, të paktën, nuk e pati këtë problem më 1925.
Gënjeshtra mund të të shtyjnë përpara përkohësisht, mund të hapin dyer, të shmangin probleme, të krijojnë avantazh të momentit. Por çmimi është i madh, sapo të kesh ndërtuar diçka mbi gënjeshtra, nuk mund të kthehesh më pas tek e vërteta pa e shkatërruar gjithçka që ke ndërtuar. Nuk mund të rikthesh besimin, reputacionin, apo marrëdhëniet që janë dëmtuar....
Albin Kudra ka përdorur çdo kauzë fiktive ashtu siç përdorën tradhtarët dhe kundërshtarët e Ismail Qemalit, se duhet të shpëtohet Shqipëria nga ky kryehajdut që po vidhte pasurinë dhe florinjtë e Shqipërisë, të njëjtën gjë bëri edhe Albini në Kosovë!
Ajfelit?!?!?
Shikoni sesi Kosovaret gjeten rast te percmonin Shqiptaret vjet per shkak te ketit mashtruesit. Thonin "Jemi shume me inovativ, te gjate dhe te zgjuar se ata te Shqipnise". Per budallenjte qe flasin per bashkim me Kosoven mos ta harroni kurre cfare gjarperinjsh jane. https://www.reddit.com/r/albania/comments/1lh6brb/si_ka_mundesi_qe_kosova_eshte_shume_here_me/
Mos harroni kurre Kosovaret qe vjet gjeten rast per shkak te mashtrimeve te ketij te shfrynin ndjenjat anti-shqiptare qe kane e te thonin: "Jemi me inovativ e te zgjuar se Shqiptaret"
Shkrim shum i qelluar i autorit dhe krahasim shum me vend,vetem se ai mashtruesi sllovak bleresve te vet ju paska lane porosine qe tmoq flasin me askend kurse mreti jone kurrci krenohej para kafsheve se si nje oligark i tij po prodhon drone edhe me efikas se Gjermania e qe ne fakt na.dolen lodra femijesh prej letre qenefi, e poashtu dallimi eshte se Francezet jan krenar me kullen kurse kosova me mashtrimin vazhdojne ta hane kashten per bar te njome.