Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit

24 Gusht 2025, 09:51Rajoni TEMA
Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen

Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, dhe është e katërta që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës kandidati për kryetar duhet të nominohet vetëm tre herë dhe votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati që u propozua seancën e fundit, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme. 

Partia e Albin Kurtit ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se duke mos votuar kryetarin e ri po dëshmojnë se problemi nuk qëndron te emrat, por se ata synojnë "bllokimin e formimit të institucioneve”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën 9 shkurt, dhe deri më tani janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, ndërsa seanca e sotme do të shënojë përpjekjen e 56=të. 

Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.

1 Komente

  1. E
    Edi Rama

    Me vjen keq qe flas kaq ashper por pervec ndonje te fiksuari, askujt tjeter s i intereson Kosova ne Shqiperi. Te gjithe kemi rene ne kontakt me ta dhe e kemi pare ca urrejtje kane per Shqiperine, sa hileqare dhe te pazhvilluar menderisht jane.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje