Një ditë para takimit me Vuçiçin, Kurti: Nuk lejojmë krijimin e Republikës Sërpska në veri të Kosovës

1 Maj 2023, 12:20Rajoni TEMA

Një ditë para takimit me Vuçiçin, Kurti: Nuk

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.

Kurti më tej ka pohuar se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet e saj fqinje.

Kjo deklaratë e Kutit ka ardhur në prag të raundit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Bruksel.

“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqisnin në Prishtinë.

Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave.

Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do të minonte shtetësinë e Kosovës.

Vendi ynë, megjithatë, është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të tij, por nuk lejon territorializimin në bazë etnike sepse është kundër demokracisë dhe republikës. Sovraniteti dhe integriteti territorial janë diçka që nuk guxon të cenohet.

Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushteti ekzekutiv i takon qeverisë dhe komunave”, tha ai.

Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel ku do të prezantohet edhe drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kurti ka njoftuar se ende nuk e ka parë.

5 Komente

  1. t
    te tregohej pak me i qut bini

    refuzonte takimin me vu.Cicon nqs ai nuk heq nga retorika e Qeverrise Serbe termin Absurd (Rrepublika Serbsjkaja ) duke ndryshuar rolet dhe e mebjtur ne Shah mat gallofin me syze Karagjozi .Keshtu do vepronte nji Shtetar me Personalite ,sa ta bente Gallofin serb ti ule ne gjume para koqeve te tija

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilirian

      Gjeja e pare qe duhet bere pas kësaj është lugina e Preshevës dhe kudo qe jetojnë shqiptaret ne Serbi te kenë te njëjta te drejta siç i kane serbet ne Kosovë vetëm me këtë kusht mund te pranohet ndonjë e drejte qe ju jepet serbeve ne Kosovë ...

      Përgjigjjuni
      1. Kurtiç zajedanica

        Të gjithë e dim se në Ohër u ke lenë duart e lira Serbisë të bjë çfarë të do me Zajednicën. prandaj këto deklarata tuaja janë pordhë e ftohtë. Nuk ke asnjë qëllim ta mbrosh Kosovën por ta kthesh ku ishte në vitet 90 .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Apokai

          Shipec asociaca. Ia lat kopilin te dera Albinit, pasi u shkërdhiet me shkiet shovenistë, dhe kërkoni babanë tek Kurti. Shipec i ...Nazmullah Mustafa shipec -shiptarell

          Përgjigjjuni
        2. e
          emigranti

          Kurti eshte per momentin shpresa e vetme per Kosoven. Eshte jashte llogjike qe " komuniteti serb " i drejtuar nga nje deputet serb te merret me hartimin e rregullores se asosacionit , te mos ja tregoje ate qeverise kosovare, megjithese kjo e ka kerkuar zyrtarisht nje gje te tille, dhe te kerkoje qe ta miratoje qeveria dhe Parlamenti i Kosoves. Pra i bie qe qeveria serbe ka dijeni te plote per draftin, madje e ka pregatitur ate, ndersa pala kosovare eshte lene ne erresire duke e vene para faktit te kryer dhe duke i bere presion per ta firmosur ate pacavure. Tani eshte momenti qe forcat politike shqiptare ti lene menjane mosmarreveshjet midis tyre dhe te dalin me nje qendrim te perbashket kunder cdo lloj asosacioni qe bie ndesh me Kushtetuten e Kosoves.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje