Nje reagim si ish-ambasador ne RMV: Protesta për gjuhën të mbështetet nga të gjithë faktorët politik

6 Prill 2026, 18:35Rajoni TEMA

Nje reagim si ish-ambasador ne RMV: Protesta për gjuhën të

Nga Arben Çejku

Protesta e sotme e studentëve shqiptarë në Shkup, duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, pa dallim bindjesh politike, sepse ajo është legjitime dhe tregues i një padrejtësie themelore, që lidhet me përdorimin e gjuhës amtare!

Për të gjithë përfaqësuesit partiakë shqiptarë në qeverisjet e djeshme dhe të sotme, kam një mesazh: punoni drejt dhe zbatoni deri në fund premtimet ndaj votuesve tuaj kur jeni në karriget e pushtetit, që të mos quheni “hipokritë” nesër në opozitë, kur rreshtoheni përkrah protestuesve!

Problemi i mosdhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është vetem njeri nga shumë problemet e tjera të padrejtësive që janë bërë dhe po bëhen ndaj shqiptarëve, prandaj, në vend të akuzave reciproke - partitë politike të reflektojnë për gabimet dhe lëshimet e bëra dhe të konvergojnë në mbështetje të qytetarëve të tyre!

Për Ministrin e Drejtesisë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, kam një mesazh të qartë: Zbatoni ligjin për gjuhët dhe jepuni të drejtën që u takon studentëve shqiptarë edhe sipas rekomandimit të Avokatit të Popullit, por edhe sipas të gjitha të drejtave legjitime të një popullsie shteformuese siç janë shqiptarët! Çdo spërdredhje burokratike e shtetarëve të sotëm me të ashtuquajturat “justifikime juridike”, është thikë pas shpine që po i ngulet stabilitetit dhe bashkjetesës nderetnike në Maqedoninë e Veriut, e cila ka mjaft sfida për të kaluar dhe nuk e ka luksin që të bëjë hapa pas dhe të sillet si FYROM-i i viteve 2000!

Edhe ateherë pati burokratë me mentalitet nacionalist, që bënin sikur mbronin nenet e kalbura të ish-kushtetutës, por kostoja e konfliktit qe e madhe për të gjithë vendin dhe të gjitha etnitë!

Mbështes çdo protestë studentore e qytetare, që bëhet për liritë dhe të drejtat e njeriut, për një Maqedoni europiane dhe demokratike si dhe inkurajoj qeverinë aktuale për të gjetur zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë!

4 Komente

  1. R
    Ramadan Elez Halili

    Albin Montenegrini ku futet ai vetem percarje ka

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu ARBNOR

      zBATONI LIGJIN! SHON PUNA TE ZBATIMI POR NË SAJE TË INTERPRETIMIT, MICKOSKI THOTË KËSHTU, SHQIPTARËT ASHTU, TË TRETËT GJITHASHTU. NGA VJEN DEFEKTI? pO TË ISHIN SHQIPTARËT "ELEMENT SHTETFORMUES" SIC PORDHIN, RESP SIC PRETENDOJNË, NUK DO KISHTE SIKLETE INTERPRETIMI. SE ELEMENTI "SHTETFORMIM" DO THTË BARAZI KUSHTETUTARE, RRJEDHIMISH SHQIPJA DO ISHTE GJUHË SHTETËRORE, PA PASUR PORDHË PËR LIGJE E INTERPRETIME,SE KUSHTETUTA DO THOSHTE - GJUHË QË FLITEN DHE SHKRUHENZYRTARISHT, OSE GJUHË SHTETËRORE JANË ALBANSKATA DHE MAKEDONSKATA. SHQIPJA KA STATUS CIRKU. SHQIPTARËT BËJNË LOJËN E BARAZISË GJUHËSORE, MAKEDONISHTJA GJUHË E HEGJEMONISË POLITIKE DHE LIGJORE, NDËRSA SHQIPPE RREGULLOHET ME LIGJ TË NGATËRRUAR DHE SHQIPJA ËSHTË JOFUNKSIONALE, PA AUTONOMI PËRDORIMI, ËSHTË DEKORATIVE DIKU-DIKU SA PËR TURPIN E BOTËS.

      Përgjigjjuni
    2. I
      I paqartë

      Unë jam pak i dyzuar për këtë problem. Për mua zgjidhja do ishte që shqiptarët të ndjekin fakultetin e drejtësisë, apo edhe ndonjë tjetër në universitetin e Tetovës. Dhe diploma e këtij universiteti të ketë të njëjtën vlerë me atë të universiteteve maqedonase. Gjithashtu shqipja duhet të njihet si gjuhë zyrtare aty ku shqiptarët formojnë shumicën e popullsisë. Por një ministre e qeverisë së Shkupit nuk është e detyruar të flasë shqip psh në Tetovë apo të marrë përkthyes me vete. Të gjithë shqiptarët atje e njohin gjuhën maqedonase. Në fund të fundit shteti quhet Maqedoni. Ndryshe do ishte mirë që si hap i parë partitë shqiptare të mos u jargaviten atyre maqedonase për të hyrë në qeveri. Sidomos kur partitë maqedonase i kanë votat dhe nuk kanë nevojë për partitë shqiptare. Si partia "Vlen" sot dhe prej 20 vitesh partia e Ali Ahmetit! Sikur shqiptarët atje të formonin një shtet paralel nuk do të ishte keq. Por pa ngjyra islamiste!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tempulli

        Mos u lodhni kot, sepse disa albanolog shqiptare kane parashikuar se gjuha shqipe do te zhduket brenda 10-15 vitesh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje