"Nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp"

28 Gusht 2025, 18:58Rajoni TEMA
"Nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp"

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka kërkuar largimin e kryeparlamentarit Dimal Basha nga posti që mori dy ditë më parë.

Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkautor ishte edhe Basha i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Pas raportimeve nga mediat për këtë punim, Basha mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të enjten, në një konferencë për media, ai u distancua sërish nga artikulli kundër UÇK-së.

“Jo, nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp! Dorëheqje ose shkarkim!”, ka shkruar Izmaku në Facebook.

“Kërkoj që jo vetëm ne që ngritëm dorën kundër, por edhe njerëzit me gjykim të shëndoshë dhe ata që e duan vendin e sakrificën e UÇK-së, edhe brenda VV-së, të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Dimal Bashës”, është shprehur ajo.

“Një njeri që ka bashkautorësi në punime shkencore kundër UÇK-së, në linjë me Serbinë, Dik Martyn dhe Rusinë, nuk mund dhe nuk guxon të udhëheqë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Izmaku.

Deputetja e Nismës ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputetë të të cilave votuan për zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar, duhet të japin llogari për, siç ka thënë ajo, “këtë shkarje të rëndë”.

“Punimet shkencore nuk botohen me bashkautorësi pa besim dhe pa përputhje në qëndrime. Me votën e tyre, ata e bënë këtë narrativë pjesë të institucionit më të lartë të vendit”, është shprehur Izmaku.

6 Komente

  1. a
    astrit

    Parlamenti i kosoves po me kujton luften e klasave qe bente Enver Hoxha me kundershtaret e tij politik. Po ti tallje apo me keq te shaje partizanet e komunistet e shqiperise Enveri te zhdukte fisin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Pyetje është - kush është anti-kosovar? Baton Haxhiu, apo Albin Serb Kurti? Njesoj si rrumpallat e Saliut, edhe debilët e Vetë Varrosjes shkojne qorrazi pas nje populisti marksist-islamik, dhe sinpapagaj perserisin parullat e liderin. Ne shqipetarët e Shqipërisë i njohim mire keta papagaj, sepse ne kohën e Enverit kishim fanatikët me kapele ala-Enver qe vetëm perserisin parullat e Partisë per t'u dukur edhe me komunistë nga Enveri. Fanatikët enveriste, fanatikët rrumpallistë, dhe fanatikët albinistë të Vetë Varrosjes janë njesoj. Kafshe injorante, majmunë, te cilët I dallon nga menyra se si shkruajnë.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatkeqesi per arberoret

      Pune dardanesh te kombit kosovar te nexhmedin spahiut kricit te Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Tashme edhe vet mreti kurrci dhe presednikja osmanka po quditen sesi ja arriten ksaj dite, ku tju mbushin mendjen disa kafsheve te qenefit se ja arriten qellimit, krijimit te nje pushteti serbosllav te projektuar nga vuqiqi e te realizuar nga ljo dyshe, deshmi e ksaj eshte pikrisht zgjedhja e minak bashes kryetar i kuvendit, o zot cfar tishtimi prandaj te me falin familjaret e Dacit,Kole Berishes,Jakup Krasniqit e Kadri Veselit, dy te paret shiqyr qe kan vdekur e nuk e perjetuan kete poshtrim kurse dy te fundit me mir ne burg sesa nen perfaqsimin e pjelles se sheshelit, pra serbia ne vitin 90 emroj rrahman morinen si kryetar tash allbini me serbosllavet minak bashen, pra kosova po krijon serbosllavine bashk me serbine dhe po presin dodikun e srbskas dhe mickovskin e afrim gasin shqiptari qe sdi te flet as shqip,pra qenefi po rritet me fekale.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Ja pra, ky është i vetshpalluri "Kombi Kosovar" me në krye partinë "Vetëvarrosja", nën komandën e shqipfolësit më antishqiptar, Albin Kurti. .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia e Jugut

            Politikanet e NDERSHEM Ne Kosove duhet te KERKOJNE Menjere Doreheqjen e ketij Birbos-Dimal Basha......ky nuk e Meriton te jete ne Krye te Kuvendit ,per te cilin jane Vrare dhe Martirizuar Djemte e Kosoves dhe Shqiperise dhe MBare KOmbit Shqipetare.. @@Si Shqipetare i Thjeshte i Shqiperise...dhe pa Peritime POlitike apo Ekonomike...vetem duke u NIsur...nga Pervoja ime....Kame Nisur ne nje "Rruge pa Kthim"...ne Drejtim te Tropojes...qe te shkonin ne Kosove per te Lutuar..Djeme Kosovare qe vinin nga Diaspora....qe vinin te Lutonin per Atdhe....dhe jo per te Dal..nje Dimal Basha...dhe "Peshtyje" mbi Gjakun e Mijra te Vrareve... si dhe atyre qe dhane Jetan per Kosoven Shqipetare... @@Turpe dhe vetem Turpe.. per ne Shqipetaret gjithandej , .kur shikon se ku kane Arritur Antishqipetaret si Dimal Basha....lol

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje