Gjykata e Splitit vendos për pilotin kroat dhe të dashurën e tij nga Kosova, që spiunonin për Serbinë

28 Gusht 2025, 10:56Rajoni TEMA
Gjykata e Splitit vendos për pilotin kroat dhe të dashurën e tij

Gjykata e Qarkut në Split ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj pilotit të forcave ajrore kroate dhe të dashurës së tij serbe nga Kosova, të cilët dyshohen për kryerjen e aktiviteteteve të spiunazhit në favor të Serbisë, ka raportuar “Index” të enjten.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit, fshehjes apo falsifikimit të provave. Gjithashtu, serbja e dyshuar është lënë në mbajtje edhe për shkak të rrezikut të arratisjes nga Kroacia.

Në bazë të raportimive, dyshimet janë që piloti kroat i Forcës së NATO-s (KFOR) i ka dhënë informacione konfidenciale të dashurës së tij serbe nga Mitrovica, ndërsa ajo ia ka përcjellë Listës Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve në Kosovë.

Gjithashtu, shtypi kroat ka raportuar se dyshimet janë se piloti kroat i ka komunikuar partneres së tij serbe detaje mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, si dhe të trupave të KFOR-it, gjatë kohës së tensioneve, nga fundi i vitit 2022 deri në mes të vitit 2025.

Të dy të dyshuarit akuzohen gjithashtu për shkëmbim të informacioneve rreth transportit të serbit të arrestuar për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor 2022, Dejan Pantiç, ish-polic i Kosovës.

Lini një Përgjigje