Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.
Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.
Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Index”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.
Mes të tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.
Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.
Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.
Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore - me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.
Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.
Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.
Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit. (Koha Ditore)
Te gjitha keto sa thuhen ne shkrim jane te verteta, ky piloti "maskara" kroat i zbulonte te gjitha te dhenat lart nga qielli kur ishte ne fluturim....
keta jane rinia e ballkanit, qe nuk dine ta shijojne jeten po merren me idiotesira!
Jo veq piloti kroat por shumica e personelit të KFOR-it,ushtarë e oficerë janë agjentë të Serbisë dhe bënë çdo gjë që serbet e veriut të ndaheshin nga Kosova.Kosova nuk kishte asnjë ingerencë në atë pjesë deri me ardhjen e Albinit.Thjedht atje ishte Serbia dhe e mbronte KFOR ,kryesisht ai francez,polak,rumun e hungarez.Politikanët kosovar por edhe i gjithë populli e dijn mirë se shumica e shteteve të NATO-s ndihmojnë Serbinë me përjashtim të gjermanëve dhe amerikanëve.Po të mos ishin amerikanet do plaste lufta nesër,hiq më larg dhe KFOR do tërhiqej në një çoshe sipas marrëveshjes paraprake me Serbinë.
Sotiraq, mos do te jete me mire per Kosoven dhe Serbine te korigjojne vendimet e Titos dhe te shkembejne territoret me referendum te banoreve?
E din ti që Serbia po e kërkon territorin ku është Trepça (500.miljardshe) dhe Ujmani që furnizon mbi gjysmën e Kosovës me uji për amnisti,për vaditje dhe për Termocentralet e Kosovës.Pa atë pjesë Kosova ngordh,e tradhtarët bashkë me Edi Romën at pavarësisht e kanë bërë me Vuçiqin,por doli një Albjn që ua prishi palarat.Ju në Shqipëri nuk keni asnjë informata të sakt,jeni robër të një skizofreni,të një drogaxhia që ua ka sjell në Shqipëri shërbimi serb përmes shërbimit francez.
@ Sotiraqi: Je i sakte! Vetem do shtoja se pervec amerikaneve dhe gjermaneve jane edhe turqit. Eshte ky trekendesh qe prish lojen e erret te pjeses tjeter te KFOR-it... per kujtese: Edhe gjate luftes UCK-ja koordinatat per bombardime etj i ndante vetem me amerikanet dhe turqit... @ Hanko Halla: Nese je gjak Arberor (gje qe besoj se je), qendro larg nga opinionistet bicim Berat Buzhala, Blendi Fevziu e kompani. Jane te erret, te dyshimte e mbi te gjitha ""TE SKEDUAR ANTI ARBEROR""...
O Koqevare o hic fare
Nje ish gjeneral Frances mburret qe i jepte te dhena te sakta Miloshevicit per objektin dhe oren e bombardimeve nga aeroplanet bombardues te NATO-s dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Rrofte Amerika se per BE dhe Evropen Kurve te gjithe jane ne mbeshtetje te regjimit kriminal Serb.
gjakdhjerve gerrrko servi arapi po i behet dita dites me e qarte se nuk kane piken e shancit kunder shqiptarve. rraca muti gjadhkere gerrkko arrixhinji cfare pret !!!
Kroatët, së paku, po e gjykojnë spiunin por ç'ti bësh hungarezëve kur miku i Vučić-it, Orban, ia sjellë në tavolinë informatat presidentit serb?