Shpërthen pakënaqësia në VV, Liburn Aliu jep dorëheqje: Shkak zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit

27 Gusht 2025, 11:24Rajoni TEMA
Shpërthen pakënaqësia në VV, Liburn Aliu jep dorëheqje:

Ministri në detyrë, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu, njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen nga ky post. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aliu zbuloi se arsyeja e këtij vendimi lidhej me zgjedhjen e djeshme të Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. 

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, shkruajti Aliu.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, u shpreh ai më tej.

Aliu, i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

5 Komente

  1. H
    Humoristi

    Ministri jep doreheqje nga doreheqja per here te dyte.Pd-istet jane mjeshtra te doreheqjes nga doreheqjet!?Humori eshte i njejte nga pseudopolitikanet shqipetare!?Tana fajet bastardet ja lene Rames e Vucicir!?

    Përgjigjjuni
    1. h
      hektor

      Vetë e zgjodhët këtë dudum,ska fare rëndësi shkolla që ka bërë sepse ajo i shërben atij për profesionin që ka ,të jesh njeri është tjetër gjë...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        O Hektor. Po na tregon dhe neve mor burrë i dheut. Pse bën komente si ai qe thotë: "Unë di gjera, por nuk jua them.". Pa na tregon. Ku është problemi me këtë qe është zgjedhur Kryetar i Kuvendit? Nga CV-ja dukej njeri i formuar, profesionist. Ti thua që nuk është. Pse? E njeh mirë? Po e njohe fol. Ose, trust bithen dhe mos shkruaj komente koti.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Agim Çeku

        Liburni është ministri më i korruptuar i qeverisë Kurti. Ai dha dorëheqjen, jo që kishte mëri me dimalin, por shpresonte të bëhej kryeparlamentar dhe kështu të i ikte drejtësisë, ashtu siq shpresoi kot ilir meta, që si president do bëhej imun ndaj gjykimit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Nuk e kuptoj tash gruan e Rexhep Selimit se çfar kerkon qe rri ne kete grup kriminel apo vertet shpreson se udbashet e duan ate me shum se serbia! Turp per cdo shqiptar qe e ndien veten te tille qe vazhdon me kete grup kriminal, sa me shpejt qe ikin me mir do jet per ta ndryshe do cilsohen si bashkepunetor te udbasheve kriminel .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje