Pas kryetarit, zgjidhen edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

26 Gusht 2025, 14:55Rajoni TEMA
Pas kryetarit, zgjidhen edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy nënkryetarë tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.

1 Komente

  1. K
    Kombi kosovar

    Tani duken fytyrat e verteta te Rramull kokepoles dhe Memli injorantit. Per hajer Kosove kishtin e Kertit ne bithe nga Serbia. Shijoje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje