Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit!

26 Gusht 2025, 08:39Rajoni TEMA
Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të

Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit.

Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Ditë më parë, Krasniqi në një postim në Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional. /Telegrafi/

2 Komente

  1. D
    Dilaver Haskaj, kolonel në lirim

    Morra që nuk hyni në punë për asgjë paskeni qenë. Për ju elitat pordhace të Kosovës e kam fjalën. As ndjenjë detyre, as përgjegjësi ndaj qytetarëve që ju zgjodhën, as seriozitet, as dinjitet. Kushedi se sa herë ju ka ardhur e po ju vjen ende shansi në dorë dhe prapëseprapë nuk e keni përdorur. Në të ardhmen, kur Kosova të vuajë nga pasojat e pushtllëkut tuaj, do kujisni si qen për tradhti e spiunazh, do ua hidhni fajin gjithë të tjerëve përveç vetes. Morra të pavlerë paskeni qenë përfundimisht, të gjithë ju - VV, PDK, AAK, LDK ….. ….. ……

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sejcili në mendim të pandryshueshëm

      S'ka nevoj Kosova as për parlament,as për Presidente Republike, as për Kryeministër,as për ministra dhe as për armë.Mjafton kushtetuta që kanë dhe rregullat që ndiqen.Kjo është parë e udhës për ta nga politikanët e vërtet të kësaj bote.Nuk mund të duronin dënglat e Osmanit dhe Kurtit Kina Rusia dhe Shtëpia barrdhë.Kina por armatos Serbin,Rusia po destabilizon ballkanin, jo kështu e jo ashtu.Si thoshte Sabría Fejzullahu te Pallati kongreseve, veç kosovës si lirë kosovës së lir, jo nuk dua tjetër.Kosova ësht e lirë, por Thaçi hiqej si mbreti Jugosllavis, dhe Gërvalla si një grua e rrezikshme për shtetet fqinje.Tani le të bisedonj vetëm njëri me tjetrin politikanët e vetshpallur të Kosovës.Bëjn HAJGARE,e përdorin si të ishte fjalë zyrtare

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje