"Serbia është peng i një agonie të njerëzve që vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën"

25 Gusht 2025, 20:30Rajoni TEMA
"Serbia është peng i një agonie të njerëzve

Ish-zv.kryeministri i Serbisë, psikologu Zarko Korac, ka deklaruar në një intervistë televizive, se Serbia aktualisht mbahet peng nga njerëz që sipas tij vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën;

"Shoqëria nis të ndahet kur shteti, në vend se të mbrojë qytetarët, nis të rrezikojë ata. Robespieri, një revolucionar frëng tha në shekullin e 18-të: çdo ligj që shkel të drejtat e pandryshueshme të njeriut është  në themel i padrejtë dhe tiranik, nuk është ligj…

Në Valjevo regjimi lëvizi drejt fazë së fundit të mbrojtjes, siç mund të pritej, me dhunë dhe nën pretekstin e mbrojtjes së rendit dhe ligjit. Nga ky moment e më pas, Serbia është peng i njerëzve që vlerësojnë më shumë ligjin sesa jetën.

Refuzimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme është një shenjë e sigurtë se Partia Progresive Serbe nuk ka një shumicë. Kjo agoni e rrezikshme, e cila zgjat me muaj, ka kaluar deri më tani pa jetë njerëzore. Por sa do të zgjasë kështu?"

Lini një Përgjigje