Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë

27 Gusht 2025, 15:10Rajoni TEMA
Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i ri i

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi sot se Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Drejtësisë.

Sallahu, i cili deri më tani ka shërbyer si zëvendësministër në këtë dikaster, merr drejtimin pas zgjedhjes së ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës bëri hapin e parë drejt konstituimit duke zgjedhur kryetar të ri, Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje. Pas kësaj, në pozitat e nënkryetarëve u zgjodhën Albulena Haxhiu (VV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK) dhe Emilija Rexhepi (komuniteti boshnjak).

Procesi i konstituimit ende nuk është përmbyllur, pasi pritet zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Vetëm pas këtij hapi do të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    O zot çfar poshtersie allbin mreti me osmanken emrojne kryetar te kuvendit apo minostra te gjithe tbijt e tbijat e udb-s, secili me i ndyre se tjetri,shifni ftyren keti specialistit te vajit ne tepsi sikur ka ra vet ne vaj te nxejt dhe i eshte transferuar truri ne qirilic dhe per kete sukses kurrci e shpalle minister,shekulli 21 ne vend se te kemi intelektual e akademik ne keto pozita kurrci ngul rrugaq dhe seebosllav ashtu siq kishte dashur edhe vet millosheviqi kur emronte rrahman morinen e buba morinen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje