Lista Serbe ankohet te OSBE-ja: Qeveria po pengon pjesëmarrjen tonë në zgjedhje

27 Gusht 2025, 14:12Rajoni TEMA
Lista Serbe ankohet te OSBE-ja: Qeveria po pengon pjesëmarrjen tonë

Një delegacioni i Listës Serbe, të mërkurën, ka takuar Christophe Kemp, Komisioner i Lartë për Minoritetet Kombëtare në OSBE, dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McCork.

Gjatë takimit, sipas një njoftimi për media, Lista Serbe është ankuar se Qeveria në detyrë e Kosovës po bënë gjithçka për të parandaluar pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje.

“Gjatë këtij takimi u evidentua situata jashtëzakonisht e vështirë e popullit serb, i cili përballet me represion të vazhdueshëm. Delegacioni theksoi se mbi serbët ushtrohet dhunë institucionale e hapur dhe presione, ndërsa pushteti aktual në Prishtinë ndërmerr vazhdimisht veprime të njëanshme, eskaluese dhe anti-serbe”, ka pretenduar Lista Serbe.

Lista Serbe ndër të tjera ka apeluar te OSBE-ja “të vazhdojë monitorimin e shkeljeve të të drejtave të popullit serb dhe, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e saj, të reagojë ndaj të gjitha formave të kërcënimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”.

Komisioni Qendror Zgjedhor, të enjten, ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.

PZAP-ja e urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Lini një Përgjigje