Osmani, Daçiçit: Tërheqja u ushtrisë nga kufiri me Kosovën është hapi i parë drejt de-përshkallëzimit

1 Tetor 2023, 12:17Rajoni TEMA

Osmani, Daçiçit: Tërheqja u ushtrisë nga kufiri me

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe se e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për tërheqjen e ushtrisë nga vija administrative me Kosovën.

“Jam i shqetësuar për grumbullimin e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, kam kontaktuar sot në mëngjes me Ivica Daçiçin. Deklarata e tërheqjes është e mirëpritur si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Ai po ashtu e përshëndeti vendimin e NATO-s për rritjen e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Vendimi i NATO-s në lidhje me trupat shtesë të KFOR-it është i mirëpritur”, shtoi kryediplomati maqedonas.

Po ashtu Osmani ka shtuar se OSBE-ja është e pranishme dhe e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën diplomatike.

Këshilli i Atlantikut të Veriut në mbledhjen e 29 shtatorit, ka diskutuar me aleatët për situatën në Kosovë duke u shprehur të shqetësuar për tensionet që janë rritur në Veri të Kosovës.

Përmes një komunikate të lëshuar nga NATO-ja është thënë se janë shtuar forcat në pjesën e Veriut pas situatës së 24 shtatorit në Banjskë.

“Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut, autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

3 Komente

  1. X
    Xoni

    Pershkallezim-çpershkallezim

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe

      Na e kane shpifur….

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dinua

      Vije administrative, kufirin Serbi-Kosove, e quajne vetem Vuçiç, Lajçak dhe Borel

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje