Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të përballen sot në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sot do të mbahet seanca e radhës në orën 16:00 sipas vendit tonë, ndërsa me orën e New York përkon në 10:00.
Kjo përballje e Osmanit dhe Vuçiç vjen një ditë pasi në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe çështjet për të cilat pritet të flasë Osmani.
“Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë qëndrimit në New York, Osmani pritet të takohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.
Kosova eshte ne hall! Kjo mbledhje e Keshillit te Sigurimit behet ne kushte te disfavorshme per Kosoven. Ideja e "shtetit funksinal" qe predikonte Kurti me rastin e referendumit u "shkermoq" dhe fitoi ideja e Vuciqit qe serbet nuk duan te jetojne ne Kosove. Ne thelb si "ideja e "shtetit funksional" qe perfaqeson Kurti, ashtu edhe ideja se Kosova eshte pjese e Serbise qe perfaqeson Vuciqi jane i njejti plan qe eshte hartuar ne Beograd. Te dy keto ide i sherbejne te njejtit qellim qe ne forme 'artistike " quhet "Valsi i Vdekjes" qe Kurti dhe Vucqi kercejne qe nga koha e Rambujese. Kurti hiqet si gomar dhe Vuciqi si dhelper. Per kete eshte marre edhe mendimi i Putinit qe dallohet ne lojrat e veshtira te shahut.
valsi i lumturisee,kurr nuk plakesh,kurr nuk vjeterohesh,gjithmone mbetesh e fresket dhe e pelqyer.Pervec keti zedhenesit te putinit vucicit ,qe i eshte shenderruar ne vallsi i ujqerve te terbuar ,jeta vazhdon.Kur jeta vazhdon me bijat si Vjosa Osmani dhe si kryetrimi Albin Kurti,zuzaret cmenden.Nuk ua di gjuhen por e kuptoj se e kapin koken me dy duar fhe thone: na mberrin shqiponjat,ku te shkojme ?u them se keni ku shkoni mos u beni marak ne ate nga keni dal se ajo ju behet sa nje shpelle kur bombat e shqiponjave behen gati ,ju e kuptoni si do te dekoroheni.Une qe thote ky gjenerali rus vetem do te kisha qortuar se pasi ka aftesi,duhet te bindi popullin rusoserb qe te distancohen nga menataliteti i perbindeshve,skena teatrale u mbaroi..Shqiponja me emrin Vjosa Osmani ,edhe nji here shkelqeu ,po ky atasheu nuk kupton o zoti e vrafte,eshte qorr ky armiku im kete nuk e mohoj,eee sa pak kohe i kane mbetur armikut tim per tu bindur,vetem ruaje gjakftohtesine se....