Dështimi i votimit në Veri, reagon Osmani: Bojkoti, nga presioni i Beogradit

21 Prill 2024, 20:10Rajoni TEMA

Dështimi i votimit në Veri, reagon Osmani: Bojkoti, nga presioni i

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për referendumin në komunat veriore.

Osmani tha se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë.

E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.

5 Komente

  1. L
    L

    Prisni sa te fillojn komentuesit e rames tu shajt albinin, pse sorbet sduan me.votu.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Tash ka mbetur te vene te votojne keta "nderkombetaret" vete per serbet se s'kane çbejne me! Mire i gjeti, kur e teperon masen shume te kthehet ne te kunderten!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Ska rendesi

        Me vjen keq qe edhe Vjosa Osmani ka rene ne "gracken" qe Kurti luan me Vuciqin ne kurris te Kosoves. Ky rezutat i referendunit ne Veri te Kosoves eshte identik me zgjedhjet qe u bene atje per Kryetaret e komunave me shumice serbe dhe i sherben politikes se Vuciqit per te argumentuar ne bote shtypjen "mizore" qe ju behet serbeve ne Kosove. Kurti ne lojen e perbashket me Vuciqin, kunder interesit te Kosoves vendosi ca idjote shqiptare si "komandant" te serbeve, sepse serbet i bojktuan zgjedhjet, njelloj si dhe sot. Udhezimet e Evropes ishin qe keta shqiptare 'komandant" te serbeve, te mos pranonin zgjedhjet "farse" por Kurti nen presionin e Vuciqit luajti karten e Vuciqit per te diskredituar qeverine e Kosoves dhe shqiptaret ne pergjithesi qe "nuk jane tolerante me serbet'. Historia eshte shume e gjate dhe plote "pordhe" patriotike te Kurtit dhe perfundimisht ajo u kurorezua me nje "pordhe" tjeter te qelbur ku referendumi i Kurtit deshtoi. Evropa ne takime personale, por edhe zyrtare i sugjeroi Kurtit te mos shkohej ne referendum, por "komandantet" e serbeve te Kosoves te "jepnin" doreheqje, por Kurti perseri nen tutelen e Vuciqit beri sikur Kosova(me fal Dardadhia) eshte shtet funksional dhe shpalli referndum duke ju servilosur nga frika Vucit, si "besepre" i shqiptareve dhe jo si aleat i perendimit. Kuri nuk eshte budalle, por eshte nejri i dobet dhe nuk ka fuqi te kundershtoje lojen e Vuciqt, sepse ai ja ka zene koken me dere. Pra Kurti si njeri i dobet ka frike se mos del ne shesh se kush eshte Kurti prandaj ai mendon qe me mire eshte qe shpenzimet i paguan Kosova. se sa ai. Aq me keq qe Kurti duke shitur fjale boshe dhe eren ne Kosove, eshte kethyer ne simbol te "dardadhise".Nje fjale e urte meksikane thote se populli ka ate qeveri qe meriton. Me vjen shume keq te pranoj qe Kosova meriton Kurtin. Me vejen keq te pranoj qe ne Kosove edhe fjala shqiptar, eshte tranformuar ne dardan. Me vjen keq te pranoj se ne Kosove eshte thyer e verteta se ne dhe ata jane shqiptare, sepse flasim te njejten gjuhe dhe kemi te njejtat gene. Kemi te njejten origjine dhe nuk mund te jemi te ndryshem, ngaqe nuk rrojme nen te njejten cati. Eshte turp te mendosh qe Kurti ka te drejte ne parcarjen tone kombetare...Nuk dua te besoj se ne meritojme kete fat qe serbi te talle koqet me ne sepse na ka bere kashte e koqe. Nuk me besohet se fjala meksikane ka marre parasysh gjakun tone per te thene se edhe ne meritojme qeverine qe kemi zgjedhur. Tradhetare te shqiptarizmes!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Nuk behet fjale per "tellje koqesh" , por per vullnetin e pathyeshem te banoreve serbe qe duan te administrohen nga shteti i tyre ame-Serbia. Kete ndjenje nuk e kupton dot tradhtari Al Bin Kurt Pasha qe e ka mohuar trungun ame te shqiptareve te Kosoves-Shqiperise dhe do te sundoje si diktator ne pashallekune Kosoves.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lutna Zotit ta run Kosovene sa sa per Vjosen.....

          Ti moj nuse nuk ke aspak turp, ti qofsh. Kujdesi vecse per pasunin tande ti, ate ban.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje