Gjykata Kushtetuese kroate ka vendosur se presidenti aktual Zoran Milanoviç nuk mund të bëhet kryeministër. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të 17 prillit në të cilat partia e Milanoviçit u pozicionua e dyta pas asaj të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili drejton ekzekutivin që nga viti 2016.
Presidenti Milanoviç e ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës duke deklaruar se vetëm Parlamenti mund të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, ndonëse në fakt gjykata ka përcaktuar se presidenti nuk mund të kandidojë për kryeministër ndërkohë që është në detyrë.
Lini një Përgjigje