Osmani nga Berlini: Qëllimi ynë i përbashkët është ta afrojmë Kosovën edhe më shumë me BE-në

25 Tetor 2025, 16:19Rajoni TEMA
Osmani nga Berlini: Qëllimi ynë i përbashkët është

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në forumin Berlin Global Dialogue, ku tha se synimi kryesor i angazhimeve të saj në këtë platformë është avancimi i agjendës evropiane të Kosovës dhe forcimi i partneriteteve ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, presidentja u shpreh se vizita në Berlin ishte e mbushur me takime të rëndësishme dhe bashkëbisedime të dobishme me përfaqësues të politikës dhe biznesit ndërkombëtar.

“Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian.

Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes”, shkroi presidentja.

2 Komente

  1. R
    Real

    Po cfare afrimi premton moj osmanlleshe, ku nga vete mbiemri ben reklame ne bote se jeni turkosheke.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjalet boshe te Vjoses nuk ndihmojne.....

      Osmani, si vegel e Kurtit qe eshte, don t'u hedhe hi syve popullit te saj, nderkohe qe Kosova po largohet perdite e me shume nga BE dhe Usa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje