Konstantinos Floros ka goditur me grusht deputetin Vasilis Grammenos në seancën plenare të Kuvendit
Floros u arrestua nga policia dhe aktualisht përballet me akuzën për dhunë ndaj një deputeti. Konstantinos Tassoulas theksoi se një dhunë e tillë mund të çojë në 10 vjet burgim.
Sulmi i Floros bëri që Tassoulas të sugjeronte një ndalim 15-ditor nga aktivitetet parlamentare. Ndërkohë Grammenos u shtrua në spital.
Ish-deputeti i Spartiatis, Konstantinos Floros, tani një deputet i pavarur, goditi me grusht deputetin grek të Zgjidhjes gjatë një seance mëngjesin e së mërkurës në Parlament.
Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos e ofendoi dhe i tha deputetit të pavarur se ‘do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “ dil dhe më thuaj”.
Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej xhakete, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur ne toke.
Pas ngjarjes, deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë.
Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit, bëri të ditur se do t’i kërkonte rojeve të Kuvendit përjashtimin e Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal i parashikuar nga rregullorja e Kuvendit.
Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Twitter, që kishin fyer atë.
Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke, deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxhehur debatin mes tyre.
Po tek ne pse nuke ndodhë kjo që atë që godasin njerze në palament të arrestohën dhe të denohën??? A po jemi turq të prapambetur???
Ky eshte shtet demokratik ku sundown ligji e jo bordellua jone ku sundon Bardhi me Noken!