Akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual, pedagogu: Vijnë me këmbët e shkruara! I pyes çfarë ke aty, jo nën fustan por…

24 Prill 2024, 14:40Rajoni TEMA
Akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual, pedagogu: Vijnë me

Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogu Xhevat Krasniqi ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër.

“Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë kujtojmë se ai është akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studente, teksa një prej tyre i është drejtuar në sy duke i thënë se i ka kërkuar ‘masazh’.

“Ti mu më ke thënë kam me të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u kap me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma.

Nuk mjafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht ka protestuar para rektoratit të Universitetit. Ndërkohë dje është njoftuar edhe pezullimi i tij nga puna.

 

3 Komente

  1. l
    llazi usa

    E shikoni c’fare bejne kurvat,se meshkujt nuk veshin fustane, i ka mesuar zyshe Argita.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Ky Xhevat Kraniqi eshte gjysem shqiptar dhe gjysem serb(rus). Emrin e ka shqiptar me origjine turke dhe mbiemrin serb me origjine ruse(bukuroshi). Si shqiptar ishte i ashper me vajzat qe nxjerrin shalet dhe si serb jargavitet nga shalet e bukura dhe me shejtanllek ben pyetje me shume kuptime. Si rus nga origjina tregohet edhe shovinist sepse jo qe nuk turperohet se cka bere, por eshte i guximshem dhe i hapur per trajtimin e seksit si bisnes. Ky duhet te varet nga koqet!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Lum si ti për mençurinë që ke o trap!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje