LDK: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmim i shqetësimeve të ngritura në vazhdimësi

23 Prill 2024, 20:03Rajoni TEMA

LDK: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmim i

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky raport është konfirmim i të gjitha shqetësimeve tona të cilat janë ngritur në vazhdimësi. Raporti në fjalë i dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit, siç është cekur edhe në raport “korrupsionit serioz të Qeverisë”.
LDK, në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen dhe ka denoncuar publikisht dyshimet për korrupsion nga Qeveria, duke përfshirë edhe qindra tenderë sekretë që kjo qeveri ka nënshkruar, në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Pra ka propagandë dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit siç pretendon Qeveria e Kosovës, gjë të cilën e vërtetoi dhe raporti DASH-it.
Lidhja Demokratike e Kosovës, fton Prokurorinë e Kosovës që të trajtojë të gjitha shqetësimet e ngritura deri më sot. Kërkojmë që prokuroria të zbatojë ligjin pa asnjë pengesë dhe të hetojë me seriozitet të gjitha dyshimet për korrupsion dhe papërgjegjshmëri qeveritare.
LDK është e përkushtuar të vazhdojë të ngris zë në mbrojtje të institucioneve tona, nga korrupsioni që ka instaluar kjo Qeveri. LDK po ashtu do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucional që përgjegjësit për veprat e tyre të jenë para ligjit. Kosova meriton një qeverisje të pastër dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj, dhe ne jemi të vendosur të punojmë drejt këtij qëllimi.

2 Komente

  1. L
    Lumir, nuk eshte pune per ty politika

    Akoma ekziston LDK? Nese po, bish i Kurtit duhet te jete.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      JO vetem bisht i kurtit por edhe koka e krimit, pasi siq dihet LDK dikur quhej L-idhja e D-ikurshme e K-osoves, pra aty u futen te gjithe ish supovcat e serbise ne krye me mender presednike osmanken qe sot jane ne koalicion me VV-n dhe krijuan partine e quajtur guxo,pra nese i shikoni kush jan dhe e kujtoni nga vijne ateher DASH e ka fare lehte ta kuptoj pse ndodhe keshtu, sepse e kan ne gjak dhe per devotshmeri ndaj serbosllavise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje