Shqiprim Arifi: Kurti përçan shqiptarët në rajon, mundohet të imitojë presidentin Vuçiç

23 Prill 2024, 09:46Rajoni TEMA
Shqiprim Arifi: Kurti përçan shqiptarët në rajon, mundohet

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për shkarkimin e tij nga presidenti Aleksandër Vuçiç një ditë para Referendumit.

Në një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Arifi gjithashtu u ndal edhe tek situata në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk i kurseu aspak kritikat për qeverinë Kurti, duke shtuar se po mundohet të imitojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Përçarje shoh më shumë me Tiranën dhe Prishtinë se sa në Preshevë. Realiteti është se serbët në veri të Kosovës janë të fortë sepse Serbia i qëndron prapa, i financon me programe të ndryshme me mbështetje politike në nivel ndërkombëtar. Për ne që jemi të neglizhuar me dekada nga Tirana dhe nga Prishtina, është shumë e rëndë të na thonë tani hajde të bashkohemi.

Si me u bashkuar? Për cilin vizion dhe për cilën strategji kombëtare?  Shqiptarët kudo që shtrihen duhen të kenë një strategji të përbashkët një qasje të përbashkët në një proces të përbashkët.

Nisur nga ky fakt, kemi një problematike tjetër, sepse në Luginë të Preshevës përfshirja e politikës nga Tirana dhe Prishtina dallon shumë. Tirana qaset institucionalisht me ndihma konkrete, duke përkrahur me bursa edhe studentët.

Ndër Prishtina nuk po mban një qëndrim. Prishtina ka qasja tjetër sepse Kurti mundohet të imitojë Vuçiç”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

3 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Fakti qe Afrim Krasniqin e pushoi Vucici, tregon sa patriot eshte ai, aq sa i ka djeg Beogradit dhe e pushoi nga puna. Sa per Albin Kurtin, ai ben lufte percarese midis Shqiptareve ne Presheve, Maqedoni, Mal i Zi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boston

      Kaq i mjere eshte i padituri, nuk njeh fare situaten atje dhe vjen e komenton ketu ashtu siç ja do qelfi. Mos mbetshin shqiptarte kashte kufinjve londinez qe t’i mbroj kjo Shqiperi. Deri sot keshtu ishte, e per te ndryshuar kjo, ne Tirane duhet te vendoset nje qeveri e shqiptarve jolondinez e pa legenat e Tiranes. zyrtare.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamleti

        Në Shqipërinë Lindore, "alias" MV do të ishte mirë të përcante shiptarellat nga shqiptarët arbnorë. Shiptarellat, ata të BDI për integrim në hale, ose qenef, sic i thonë në Shkup, kënaqen me pozitën e derrit që pëlqen të pagurat e fëlliqësirat, dmth pozitën e shumicës shqiptare me status pakice. Arbnorët janë të vetëdishëm se atdhu Shqipëri e Lindjes është i okupuar, se arbnorët kanë qenë të detyruar të jetojnë nën pushtimin dhe hegjemoninë shoveniste sllave dhe kultivojnë aspirata kundrapushtuese dhe clirimtare. Ja dallimi ndërmjet shiptarellave të BDI të qenefit dhe arbnorëve.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje