Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se ndonëse Kosova e ka organizuar procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, rezultati i procesit të 21 prillit nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në hapjen e rrugës për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, çka është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE-ja shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në veri nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për t’i zgjedhur kryetarët, që, sipas BE-së, do të ishin me të vërtetë përfaqësuesit e serbëve të asaj pjese.
“Sa u përket masave, në linjë me konkluzat e 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë për masat e BE-së, të bazuara në një raport të Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen e kërkesave të bllokut evropian”, ka thënë Stano, pa përmendur afate kohore kur do të zhvillohen këto diskutime.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.
Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t'i vazhdojnë mandatet e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar menjëherë heqjen e masave të BE-së, të vëna ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri, në maj të 2023-ës.
Atëherë, serbët lokalë kanë protestuar kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata është përshkallëzuar në dhunë.
Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë plagosur rëndë.
Të plagosur ka pasur edhe nga ana e protestuesve.
Në rritje e sipër të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka prezantuar vitin e kaluar një udhëzim administrativ për largimin e një kryetari nga pozita që mban.
Në përputhje me të, fillimisht është organizuar një peticion, në të cilin janë mbledhur 20 për qind e nënshkrimeve të nevojshme për nisjen e procesit të votimit.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka marrë pjesë në peticion, por jo edhe në votimet e 21 prillit, duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje, një ditë më parë, për mosshfrytëzimin e të drejtës së votës në veri./ REL
Gjithë argumenti sërb, i mbështetur në heshtje edhe nga europianët qëndron në llogjikën " mirë Kosovën na e muarën dhe e bënë shtet të pavarur, mbi llogjikën se është territor me shumicë absolute shqiptare, po me veriun e saj, me shumicë absolute sërbe, ç'patën që ja dhanë Kosovës"? Nuk ka dhe as ka për të patur zgjidhje ky problem, kur të dy palët, si sërbët dhe kosovarët ulen me detyrim për bisedime duke shfaqur qëndrime ekstreme nacionaliste. Pra, asnjërës palë as I shkon nëpër mënd të bëjë lëshime, kjo situatë është ashtu siç thotë dhe shprehja "të rrahësh ujë në havan". U mendua se po shkohej drejt zgjidhjesh me shkëmbim territoresh, veriu të bashkohej me Sërbinë dhe Presheva e Bujanovci të bashkohej me Kosovën. Kjo u hodh poshtë me arsyetimin se kështu i kontribuohej ndarjes midis dy popujve, atij sërb dhe atij shqiptar. Po ashtu kjo do të konsiderohej politikisht si fitore nga qarqet proruse në Sërbi. Si e tillë u hodh poshtë, arkitektët e saj nga pala kosovare shkuan në Hagë. Aktualisht asnjë zgjidhje serioze nuk ekziston më në tavolinë që të bëhet shkak për bisedime serioze.
Loni, o i mallkuar! O jashteqitje shqiptare. Mos beje papagallin genjeshtar serb ketu o faqezi. Sikur te ishe shqiptar e jo shkja, do te flisje per janullatoset dhe helenizimin e shqiperise, o derrzi. Ik mos beje "drejtesin" e qelbur, o qelbesire. Shqiptaret e Kosoves ende nuk lejohen te germojne ne varrezat masive neper serbi qe te gjejn eshtrat e me te dashurve te tyre te masakruaar e te drguar neper serbi, o Loni faqenxire
Keto qe shkruan jane trillime dashakeqe dhe thjesht propagande ruso-serbe. Ti vetem shqiptar nuk je. Nejse, Kosova ishte toke e pushtuar ilegalisht nga serbia ne fillimin e shekullit te kaluar. Vete rusia nuk e ka firmosur kalimin e Kosoves serbise (aso kohe). Per keto dhe te tjera Kosova nuk iu morr serbise, sepse nuk ishte ishte e saja. Nderhyrja me butesi ndaj serbise ne 1999, ishte qe te ndalohej gjenocidi ose me mire ribashkimi i Shqiptareve dhe shkaterrimi perfundimtar i sundimit rus ne ballkan. Sot ata qe e lane pacavure e kuptojne se cfare kane bere. Megjithate shko thuaju padroneve tuaj se keto perralla ne shqiptaret nuk i hame dhe do te vije nje dite qe do te leshoni edhe shume territore te tjera.
"Gjakoven", pak më ke sharë, më shumë më shaj, më shumë... Sepse unë jam shkaktari i gjithë kësaj situate midis Sërbisë dhe Kosovës!!! Po të doja unë, kjo situatë, e cila zgjidhet vetëm me dëshirën time do ishte zgjidhur me kohë, por një palo shqiptar, ose më saktë, më shumë sërb se shqiptar siç jam unë, e mbanë pezull për të mirën e Sërbisë. A të kripsha trutë, o Gjakovë, unë dhashë një mendim se si gjykon Europa situatën, ti i identifikon si ide dhe mendime të mijat. Ç'ke që merresh me politikë o lumëmadh, shko hidhi lopës për të ngrënë...
Loni, meso historine e Kosoves. Nje njoftim: i ndjeri kengetari Luan Hajra ishte nga nje fshhat aty afer Banjskes, fshati Zheremnice. Banjska ka qene me shumice apsolute shqiptare. Rashka ka qene me shumice shqiptare deri en Kopavnik. Mos beje krahasime te pavend ashtu sic perhapin shkijet genjeshtra. Isa Boletini ishte nga Zvecani. Shkrimtari i ndjere Jakup Ceraja ishete nga Ceraja e Leposavicit….mos beso historine genieshtare te shkruar nga shkijet. Ty te takon ta njofesh te verteten. Qe ta duash edhe me forte Kosoven, duhet ta njofesh edhe me mire.