Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës.
Ajo u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, ndërsa iu përgjigj edhe pretendimeve të presidentit serb Vuçiç.
Osmani nënvizoi se pretendimet serbe për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve të Kosovës janë të pavërteta, të pabaza dhe të frymëzuara politikisht nga Beogradi.
“Ndërhyrja e NATO-s së bashku me dëshirën e njerëzve për liri solli një kthesë historike në historinë jo vetëm tonën, por të njerëzimit. Ajo ndërhyrje ishte për të mbrojtur shenjtërinë e jetës njerëzore. Nënvizoi se kur një prej nesh kërcënohet nga tirania është një kërcënim për të gjithë.
25 vite më vonë, Kosova shkëlqen si një sukses dhe avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ne jemi vendi me pro BE dhe SHBA në rajon. E kuptojmë se të ulemi në një tryezë me aleatët tanë do të thotë të përfshiheni në vendosjen e paqes në rajonin tonë.
Kosova është kthyer në një partner ndërkombëtar të vlefshëm dhe nuk jemi vetëm një palë marrëse, por kemi mundur të japim kontributin tonë për të mirën. Kjo është Kosova për të cilën punojmë çdo ditë.
Më lejoni ta sqaroj, pretendimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve në Kosovë janë false, të pabazuara dhe me baza politike. Institucionet e Kosovës jo vetëm mbrojnë të drejtat e komunitetit serb të Kosovës, por promovojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë mund të përfshihen. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia në vitet e fundit sipas Eurostat gjatë regjimit të Vuçiç, kjo duhet të shfaqë se nga kush po largohen serbët në të vërtetë”, u shpreh Osmani.
Fjalia e fundit e deklarates se Osmanit ne KS te OKB-se nxjerr bllof Serbine. Perse jane larguar gjysem miljoni serbe nga Serbia? Apo edhe per largimet e qytetareve aje fajin e ka Kosova qe i paska keqtrajtuar. Bravo Osmani. Kete here ke qelluar ne shenje. Problemi nuk eshte se bota nuk e di se kush jane dhe cfare kane bere serbet ne ish Jugosllavi, por si gjithmone politika ja do qe te bejne sikur nuk i dine.
Moj zonjë! Sot Kosova monitorohet nga X subjekte që merren me respektimin e të drejtave edhe të dreqnëve, jo më të njerëzve. A nuk dije të thuash se pohimet serbe për jashtëqitjen e serbëve nga Kosova janë shpifje naziste, tash e mëse një shekull. Cfarë BAZA e CBAZA
Krenaria kombetare,ndricoi ne mes te OKB,ishte nje perballje historike me plote fakte argumente qe gjunjezoi jo vetem serbine por edhe kulcedren e karpateve.Bota perparimtare ka filluar te kuptoje realitetin ,prandaj edhe plote mllef zyrtarja e larte perfaqesuesja e Malta ja perplasi ne ate cope m...te kuqe si prapanica e shimpazes.Ishte shume domethenese qe Krenaria kombetare,Vjosa Osmani,me vehte i kishte edhe kater heroina,qe xhelatin rudoserb i cmendi.Vetem me keto kuadro te afte te zgjuar te pa korriptuar,Republika e Kosoves do fitoj simpatine e shume ,shume miqeve tane,qe ne nje te ardhme shume te afert,do te jete anetare e barabarte ne shume institucione boterore.Pacim fatin qe sa me pare te na behen realitet nevojat tona themelore per tu bere nje komb i nderuar i civilizuar si e gjithe popullesia e europes..
Sikur vetëm një SHKA serb cdo ditë do ishte shpërngullur nga Dardania shqiptare, që nga viti 1999 e deri më sot, 27 prill 2024, ahere nuk do kishte mbetur asnjë shka. Kështu e thotë matematika. Ka gati mbi 150 vjet që ulërini herë tek sulltani e herë tek K(c)ari se po ju ndjek hija juaj e krimit...intrigantë serbë të qelbur, që ndotët dynjanë....