Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Hendeku mes palëve është ngushtuar

23 Prill 2024, 16:57Rajoni TEMA
Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Hendeku mes palëve

Përfaqësuesi i BE Miroslav Lajçak, ka folur sërish për situatën në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket takimit të zhvilluar mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Lajçak u shpreh se takimi pati rëndësinë e tij, sidomos për çështjen e dinarit.

Lajçak njoftoi se do të ketë një tjetër takim mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç, ndërsa bëri thirrje që palët në këtë takim të paraqiten me propozime konkrete që çojnë përpara dialogun dhe i japin zgjidhje tensioneve.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje për “çështjen e dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun.

Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak.

Lini një Përgjigje