“Kurti zbaton agjendën e Moskës”, deklaratat e forta të Haradinajt: Vuçiçit i intereson ta mbajë në krye, kryeministri po largon aleatët e mbrojtjes

23 Prill 2024, 10:40Rajoni TEMA
“Kurti zbaton agjendën e Moskës”, deklaratat e forta

Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një intervistë për Top Story në Top Channel, Haradinaj  ka deklaruar se me veprimet që bën Kurti, i krijon hapësirë Serbisë që të rrezikojë territorin kosovar. Ai tha se Aleksandar Vuçiçit i intereson që në pushtet të jetë Kurti.

Haradinaj shkoi më tej kur tha se Albin Kurti po bën çdo gjë që të largojë aleatët e sigurisë nga Kosova dhe se burimi i agjendës së tij është në Moskë, dhe zbatohet nga ky i fundit.

“Ajo që i ka ndodh Kosovës është më e keqja që ka mundur t’i ndodhë. Ata që erdhën në pushtet duke e shfrytëzuar popullin jo duke i shërbyer, e vazhduan këtë logjikë dhe në pushtet. Çdo agjendë e vunë në shërbim të popullaritetit të tyre dhe jo të Kosovës.

Serbia e ka në doktrinë të vetën dhe interesimin ndaj serbëve të Kosovës, dhe këtë e kanë shpërndarë në të gjithë misionet e veta. Kanë dhe një hapësirë brenda institucioneve të tyre që e shfrytëzojnë dhe rusët.

Edhe pse Serbia është palë për anëtarësim në BE, etj, Rusia ka akses. Serbia do e kishte të pamundur të ndërmerrte çdo lloj veprimi, sikur Kosova të mos i bënte gabimet e veta. Ndihmën më të madhe Vuçiçit dhe palëve që duan të na rrezikojnë, ia jep Kurti dhe qeveria e tij, më veprimet dhe gabimet që ajo u krijon atyre argumente dhe hapësirë.

Vuçiçit i intereson të mbajë Kurtin në pushtet në Prishtinë, sepse atij i arsyetohen veprimet, qofshin ato më të rrezikshmet. Ju e patë që nuk morën ndëshkimin e merituar për sulmin në Banjskë. Pra sjellja jonë i krijon hapësirë manovruese Vuçiçit, deri në mundësinë për të na rrezikuar prapë.

Kurti ka agjendë, me kriju një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Nuk bëhet kjo pa agjendë. Ai shpik çështje të tilla që Kosova të largohet më shumë nga aleatët e sigurisë, që ta lërë pa përkrahje dhe t’ia bëjë më të lehtë Serbisë Kosovën. Këto janë strategji që mendoj se burimin e kanë në Moskë dhe i zbaton Kurti’, u shpreh ai.

13 Komente

  1. P
    POLITIKË KARAKALECI

    Shumë e saktë kjo deklaratë e z. Haradinaj. Faqëzit po bëjnë politikë karkaleci /Doktrinës serbe/ dhe na kanë sjellë buzë humnerës. Shumica tyre janë mbeturinave të regjimit të Millosheviqit dhe pro serb e rus. Diplomacija e Kosovës mbramë u pa në KS i OKB-s. Për ti dhënë kaheje tjetër tubimit filloji me skandale, Osmanka pa kor diplomatik me disa gra të dhunuara nga ana tjetër Vuçiq si çmendur me ulërima kundër diplomatike. Angazhimi tyre ishte jashtë realitetit sepse: Vuçiq fliste për Zajednicën, Osmani për të kaluarën e Vuçiqit, pra fare pak për të tashmen kurse shumica përfaqësueseve të KS ë OKB-s mbështesin dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve. HALLAKAM.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosova nuk mundet te behet tamam shtet me Kurtin d

      Bravo Rramush, por duhen edhe demonstrata masive kunder Kurtit dhe politikes se tij pro Ruse. Mos nguroni, thirni popullin ne demostrata, ftoni edhe shqiptaret e Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Presheva e Bujanovci ti bashkohen protestes kunder Kurtit. Shqiptaret nga gjithe trojet duhet ti tregojne botes perendimore se jemi pro perendimore. Konsultohuni me Tiranen dhe Shkupin, dhe me pas se bashku takohuni me perfaqesuesit e vendeve te Quintit ne Prishtine dhe kerkoni mbeshtetjen per kete proteste madheshtore dhe paqesore. Pra, te gjithe bashke si shqiptare ngado jemi te mbeshtesim Assosiacionin e Komunave Serbe siq do shprehet Gjykata Kushtetuese, dhe do kerkojme garanci nga Perendimi per kete. Perendimit ti kerkojme te na mbeshtese per bashkim te Kosoves me Shqiperine dhe ndryshim te kufijve nese keshtu do ishte ma mire per shqiptaret ne teresi.

      Përgjigjjuni
      1. a
        arturi

        Më rrofsh herdhet !

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Ore shko shpejt te shpija pi ilaçet,kape sakicën dhe mere Ramushin e shkoni në mal DRU ME PRE! Nuk jeni të hajrit për punë të hyqymatit! P.S.O tarrallak pyete Ramushin si ariti që me 20000 € të blejë dy milionë metra katrorë (2km katrorë) ara!!!!!!???

          Përgjigjjuni
        2. F
          Flamur Struga

          ramush u cmende fare,ja edhe zedhenesit e putinit vucicit jane me ty,po te duartrokasin o zuzar.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku yt

            Mirdita Flamur! Faleminderit qe kete rradhe nuk ke bere hartim per Kurtin sepse me thene te drejten nuk kam kohe te merrem me ty. Ke folur shume shkurte, por plot gabime. Mbi te tera nuk ke perdorur llpogjike, por vetem zemren tende te "madhe" qe ka rene ne dashuri me Kurtin. Eshte e drejta jote te dashurosh, por po ashtu do ishte mire te perdorje llogjiken. I quan ata 2komentuesit me siper zedhenes te Putinit dhe Vuciqt. Ata i dashur mik jane njerez te zakonshem, si puna jote dhe e imja dhe Putini me Vuciqin nuk kane nevoje per zedhenesa ordinere si ne populli i zakonshem. Vuciqi dhe vecanerisht Putini kerkojne per aleate persona te rendesishem si puna e Kurtit. Kete e liustron edhe Makroni nga shembulli qe dha ne Tirane ku e quajti Kurtin zedhenes te Putinit. Ai e quajti ate beseprere qe hapur tregoi se Kurti punon per Vuciqin. Makronit as i vajti mendja per ate personin me larte qe e quan Kurtin karkalec. Ti asnjehere nuk ke folur per Makronin qe e ofendoi Kurtin si beseprere dhe quan zuzar komentuesin me lart qe e krahason Kurtin me nje karkalec fushash, qe mua me beri aq shume per te qeshur. Une vetem do shtoja se eshte karkalec i helmatisur ne burgun serb. Ne fund do te te lutesha te me spjegoje si njeri i ditur se pse e ke quajtur Ramushin zuzar. One kam patur mendimin se eshte kokekrisur dhe meqe ishte i tille luftoi edhe kunder Millosheviqit. Ta beje kete ne ate kohe duhej te ishje pake 'kokekrisur". Apo jo?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hamleti i Malësisë

              Or ar/mik! Ta merr mendja se personi shqiptar më i urryer nga shumica absolute e shkive është i urryeri yt Albin Kurti. Si bëhet kjo punë që je në të njëjtën hale me shovenistët shkie serbë.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Miku yt

                Me siguri ti Hamleti i Malesise nuk je shqiptar por dardan. Po te ishje nga Shqiperia do e kishje pare komendine e famshme me Qazim Mulletin dhe shprehjen e famshme te tij :"kjo ishte loja". Ju dardanet e rinj te shqiptarizmes nuk ndiqni eksperiencen tone shekullore, por niseni nga idete e Liderit te Math Mao Ce Tung-Kurt Rrumpalla.Po te ndiqnit eksperiencen tone shekullore do kuptonit se gjithmone armiqte tane te brendshem kane qene edhe armiq te jashtem per serbin, sepse serbi eshte aq izgjuar sa qe nuk ju thote ju dardaneve se Kurti punon per serbet, por eshte armik i serbeve.Ju u besoni llafeve te armikut dhe jo vepres se mikut...Kjo eshte fatkeqesia jone ne shekuj qe jemi viktime e manipulimit serb....

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hamleti ARBNOR

                  Më rrofsh bolet!

                  Përgjigjjuni
            2. F
              Flamur Struga

              "miku" gjaku i armikut tim,me trego emrin kush je,mbase e ke ndonje vajze te mire rreth 25-28 vjece ,beqare te mire te bukur shtepiake te me lindi vetem cuna,per tu bere cdo njeri ushtar i Republikes se Kosoves????????.Eeeeee sa shume cuna dua oooo "miku" atehere ti do kesh shume arseye qe te mirresh me mua ????????????????????????.Do bisedojme do ti bejme vleresimet se si ndrit si nje rreze Dielli,Vjosa Osmani,se si Prometheu Albin Kurti,realizoi shume deshira te rilindesve taneee eee ooeee baton berat mero bazee e.te fala "miku" dhe po te jesh per te bere aleance ,do behemiiii,,,ooo priteee priteee...

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hamleti

                RAMALLUSH, shok i Radojcicit kush ishte prej jush, ti ose Albini! Thonë se ke pirë gjak me Radallushin e nuk dallon Dardaninë nga Kosovo!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I Revoltuari

                  Mero - Redaksia e TEMA, keni kujdes me komentet njerëzve të frustruar dhe skizofrenik si ky Struga dhe kjo nuk është hera e parë që përmes portalit tuaj fyen e kërcënon njerëzit – komentuesit e ndershëm. Reagimi i tij ndaj komentuesit Miku Yt të cilit nuk i ka përmend emrin e Strugës, shfryhet me fjalët më banale, cinike, primitive që si mban toka. Shkon aq larg sa që publikisht fyen e kërrcënon deri në familje. Ky reagim i pa presedan ka vend për prokurori 0 hetuesi sepse çfardo që ndodh edhe ju të TEMA-s mbani përgjegjësi.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flamur Struga

                    atje mo atje tek varri i esad pashait do te ngrihet nje ditiramb.he de mos u merzit atje i ke edhe gjeneralet rus,do te kesh mlladicin vucicin...atje mooo atje ne hage,nuk u shpeton dot asgje...edhe rankovicin e ke aty .tjeter ke?...ik tani shko shty bythen afer ndonje llave vullkanike,qelbesire rusoserbe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje