Franca i vë kusht Kosovës? Macron: Asociacioni i rëndësishëm për anëtarësimin në KiE

24 Prill 2024, 10:27Rajoni TEMA
Franca i vë kusht Kosovës? Macron: Asociacioni i

Edhe pse për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës nuk janë vendosur kushte, BE duket se do ta përdorë çështjen si kartë presioni për themelimin e asociacionit. Këtë e vërteton lëvizja e fundit e presidentit francez Emanuel Macron, i cili gjatë një telefonate me kryeministrin Albin Kurti, theksoi rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm drejt themelimit të Asociacionit në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Në njoftimin e presidencës franceze thuhet se Macron, përsëriti “mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës”. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun me Serbinë dhe mbështetjen për ndërmjetësimin evropian, si dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Presidenti francez, thuhet në njoftim, ka përshëndetur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit ndërsa ka shprehur keqardhjen për dështimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

“Organizimi i zgjedhjeve të reja sa më shpejt është i domosdoshëm, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave në 16 maj.

12 Komente

  1. F
    Franca qe se dime pse na urren

    PO.PO...Per cdo perparim duhet leshuar ca territor nga shqipetaret.

    1. N
      Nuk te urren

      Franca nuk i ka vene kusht Kosoves sic shkruan Gelbaza per klikime. Thjesht si Franca dhe gjithe BE-ja duan normalizimin e gjendjes ne rajon. Franca e njeh Kosoven si shtet dhe mbeshtet integrimin e Kosoves. Se fundmi, nuk pranoi t'i shiste serbit avione Rafale me vlere 3 miliarde euro dhe i vuri si kusht pranimin e Kosoves. Mendoj se eshte ne interes te Kosoves qe me Francen duhen mbajtur marredheniet mire se eshte shtet shume i fuqishem dhe prandaj i lepihet edhe serbi.

    2. T
      Tema

      Si gjithmone Mero suma do te nise kot perplasje per Kosoven dhe Kurtin me tituj idiote. Vetem mbeshtetje u shpreh nga Franca dhe BE-ja per Kosoven.

      1. S
        Shqiptaret te menojne per shkembim teritoresh

        Kosova duhet te pergatitet per shkembim territoresh me Serbine, ose me mire shqiptaret ne Kosove e Shpiperi duhet te pergatiten per kete. Duket se veriu mbi Mitrovice ka shku, ska ma shqiptare, vetem shumice dermuese serbe. Perse mos e shkembejme me trojet e tjera shqiptare nen Serbi? Ku asht e keqja ketu? Pse te mos bashkohemi keshtu ne nje shtet shqiptar? Apo pse nuk don Kurt dhe VV? Pra te keqen ta shohim se e kina brenda, jo vetem tek Serbia. Serbi po, na e ushqen te keqen brenda nesh nepermjet Kurtit dhe VV. Ed Rama duhet ta mndon mire ket, te kosultohet me Usa, Gjermani, e France e ma tej me kreret e shqiptareve, pervec Kurtit e Taravarit.

        1. F
          Flamuri nga Prishtina.

          Nuk me ka vajtur mendja qe Albini, ylli ndrices i shqiptarizmes, te bisedonte me Makronin mbas ofendimit qe ai i beri Kingut Shqiptar ne Tirane ku e quajti "beseprere". Me siguri jane lajme te sajuara nga zyrat e asfalise greke dhe udbes serbe. Albini, ylli yne ndrices, kurren e kurres nuk do flase me Makronin qe edhe ne kete fotogtrafi duket sikur ka shkelur syrin si karagjoz. Shiko pamjen e Kurtit tone qe duket si fisnik, i mencem dhe dhelparak, kreshnik si nje serb i vertet!

          1. $
            $

            Macron nuk e ka quajtur ndonjehere Kurtin besprere o idiot.

          2. .
            .

            Domethene ne telefonate, Macron, qe perfaqeson mendimin e Evropes, theksoi rendesine e perparimit te asocimit dhe dialogut dhe integritetit te Kosoves si shtet dhe ju e vute titullin "Franca i ve kusht Kosoves" Pacavure gazete.

            1. M
              M

              Macroni i Frances duhet t'i jape urdher dy marionetave te veta, vucic buzederrit dhe gabelit grek, qe te mos i bien me ne qafe shqiptareve.

              1. M
                Miku yt

                I dashur Flamur, Shkrimi yt me duket siperfaqesor dhe nuk spjegon tere te verteten. Po ti shikosh me detaje fotografine, si Kurti ashtu dhe Makroni, mbahen nga podjumi prej xhami sikur kane frike se do rrezohen. Per Makronin une besoj se ai i tembet Kurtit se do i "kepuse" ndonje grusht ne surrat dhe do e rrezoje ne toke si hakmarrje per "ofendimin" qe ai i beri Kurtit ne Tirane, prandaj me gjunjet qe i dridhen mundohet te mbahet ne kembe....Me thene te verteten nuk di pse Kurti trembet nga Makroni qe ai mbahet ne pudjum. Ndoshta nuk ka frike nga Makroni, por do te kontrolloje vehten se mos del jashte kontrollit dhe ja keput me grusht Makronit. Kurti eshte dalluar qe ne burgun serb si trim dhe i papermbajtur!

                1. @
                  @

                  Po ta shikosh edhe me ne detaje fotografine, do vesh re qe Macron thjesht do te mbaroje takimin se ka nja njeqind pune te tjera.

                2. U
                  USA

                  Per ndonje budalla qe nuk e di se lexon vetem genjeshtrat e Mero tulles, Presidenti i Frances nuk e ka quajtur kurre liderin e Kosoves "besprere". Ka thene thjesht qe duhet mbajtur fjala nga te dyja palet dhe qe Serbia pa njohur Kosoven nuk ka vend ne Evrope. Mos degjoni sajesat e Gelbazes se Temes qe do te hedhe kot vrer per klikime.

                  1. M
                    Makronja

                    Me ke te merret me perpara ai.

                    Lini një Përgjigje