62 vjet heqje lirie për gjashtë persona që përdhunuan një vajzë të mitur në Prishtinë

23 Prill 2024, 22:00Rajoni TEMA
62 vjet heqje lirie për gjashtë persona që përdhunuan

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi kanë kryer veprën penale të dhunimit. I akuzuari B.RR është dënuar me dymbëdhjetë vjet heqje lirie, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar me nga dhjetë vjet heqje lirie”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Dy nga të akuzuarit janë liruar.

Të gjithë ishin akuzuar në dhjetor të vitit 2022 nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një 11 vjeçareje në qershor të vitit 2022 në Prishtinë.

Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës dy vjet më parë, kishte nxitur reagime të ashpra të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fillimisht autoritetet thanë se e mitura ishte përdhunuar në gusht të vitit 2022 në një park në Prishtinë, por hollësitë e paraqitura më vonë treguan se ndaj të miturës janë kryer disa raste të përdhunimit në një periudhë mbi një vjeçare.

Publikimi i këtij rasti u pasua me protesta të njëpasnjëshme në Kosovë mes shqetësimeve për shkallën e ultë të sigurisë së grave e vajzave në vend dhe trajtimin rasteve të dhunës ndaj tyre nga autoritetet. Ngjarja bëri që drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe shefi i drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve, Ali Gashi, të japin dorëheqje.

2 Komente

  1. .
    ...

    Kjo ështe qesharakë, 6 veta 62 vitë??? 62 vitë ishtë dashtë që ti jepët secilit nga këta. Këta pedofila otomanë nukë meritonë që të jetonë fare në kët planet.

    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Cfare paradoksi. Para nje jave ne Kosove u denua me 15 vite e gjashte muaj nje arsimtar qe puthi nxenesen. Sot, ai qe dhunoi nje njembedhjetevjecare denohet me 12 vite heqje lirie.

      Lini një Përgjigje