“Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotaikis përjashton nga Demokracia e re ish-kryeministrin

16 Nëntor 2024, 16:33Rajoni TEMA
“Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotaikis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish- kryeministrin konservator Antonis Samaras.

Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish- liderit të kësaj partie në gazetën To Vima të së dielës, ku ai ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis.

Kritikat e ish-kryeministrit, Samaras, adresohen ndaj politikës që po ndjek qeveria Mitsotakis -sidomos politikës së jashtme- ndaj dhe bën thirrje indirekte, por të qartë për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Georgos Gerapetritis.

Në intervistën e tij, duke ju referuar një diskutimi të shkurtër mes liderëve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Qipros, para fillimit të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ai shprehet tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.

Disa orë pas përjashtimit Samaras me një deklaratë për shtyp ka thënë se «Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e​ Ζ. Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re, si në marrëdhëniet me Turqinë, në problemet e qytetarëve me shtrenjtësinë e vazhdueshme, tek woke ​axhenda, që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së ​z.Trump, po fillon ta luftojë. Gjyqtar i të gjithëve ne do të jetë populli dhe historia».

Është hera e dytë brenda disa muajve që Antonis Samaras ka kritikuar ashpër kryeministrin Mitsotakis. Madje edhe herën e parë kritikat erdhën vërtet pas rezultatit më të dobët që morën konservatorët në dhjetë vitet e fundit, në zgjedhjet për PE, por përsëri kishin si objekt politikën e Jashtme për marrëdheniet me Turqinë dhe Shqipërinë, pas vizitës së parë të kryeministrit Rama në Athinë.

Ndërsa ka shigjetuar edhe miratimin e ligjit për martesën e personave të të njëtit seks, politikat sociale, ekonominë dhe shtrenjtësinë.

Gjithashtu është hera e dytë në 3 dekadat e fundit që Antonis Samaras përjashtohet nga Demokracia e Re.

Herën e parë ai është larguar nga konservatorët pasi nuk ka rënë dakord me babain e kryeministrit të sotëm Konstantinos Mitsotakis në vitin 1993 për emrin e Maqedonisës së Veriut, kur ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm dhe ka shkaktuar zgjedhje të parakohshme që kanë risjellë përsëri në pushtet socialistët e Andrea Papadnreut.

Vlerësohet se përjashtimi i tij i ri nga Demokracia e Re, mund të sjellë turbulenca të reja jo vetëm në gjirin e konservatorëve, por edhe në skenën politike të vendit.

9 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dicidal

    Pse o , keshtu qekerka demokracia, kur bene kritika te perjashtojne nga partia !? E po paska te drejte Saliu qe i perjashtonte jo vetem ata qe gjoja e kritikonin,por edhe ata qe kundra tij ne heshtje mendonin. Po pse e shajme Enverin qe te perjashtonte,burgoste po ti shaje partine !

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5D

      Pse nuk e perjashtoj i gjati Bushatin, Blushin dhe të gjithë ata që guxuan t'a kritikojnë??

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Kjo eshte demokracia alla neo-greke. Ke pare demokraci ti ne vendet e Anadollit? Ku ta mesonin demokracine ardhacaket e Anadollit? Greket e vjeter kane mbi dy mije vjet qe kane vdekur e jane harruar.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hasi Bizbiqi

        Nga e djathta nuk perjashtojne por i vrasin

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          Gjakdhjeret bejn sikur zihen me njeri tjetrin ....uyyytttt rrace e ndyre jevgjit arrixhinj

          Përgjigjjuni
          1. J
            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

            Komb FAKE, shtet FAKE. Një krijesë antihistorike që dopohet me gënjeshtra, miljarda borxhe në shekuj dhe armë pa fund, që nuk e ndal dot kolapsin e saj edhe më të tmerrshëm se ishJugosllavia. Ora e " Greqisë" varet vetëm nga takati i atyre që i sajuan dhe i ushqejnë prej dy shekujsh, jo nga tre familje baritore që kanë pronë familjare qeverinë dhe as nga lluca obskurantiste mesjetare e jatollahëve të korruptuar neobizantinë. Shqiptarët kanë për detyrë të forcohen aty brenda, ti rrethojnë nga jashtë, të përgjojnë historinë dhe në momentin e duhur duhet t'i çojnë kufijtë e Shqipërisë së Madhe afër mureve të Athinës. Nuk do jetë e largët dita që gjithë kombet që përbëjnë Greqinë do t'i lusin shqiptarët të jenë të lirë brenda Shqipërisë së Madhe, se sa të shtypur brenda rrënojave të Greqisë bashkieuropjanse nën çizmen e jatollahëve fashistë neobizantinë apo nën çizmen turke. Shqipëria duhet të ketë një dritë shprese për këdo etni që kërkon liri dhe dinjitet në Greqi, nga shqiptarët etnikë atje deri tek sllavët, turqit, sirianët, hebrenjtë dhe çdo popull tjetër i shtypur me zjarr e hekur në 200 vjet nga junta fashito klerikale neobizantine

            Përgjigjjuni
            1. n
              noname

              keta zbriten njerezimin nga pemet dhe hipen vete .....qesharake .....me te marre malli per partine komuniste ...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaq e thjeshte.....

                Keta kane "zbritur" kete,,,,,te timin,,,,nga pemet.....nje tufe.....turko-sllavo-arnautesh....qe jetojn akoma me mentalitetin e kohes se,,,,,pordhes,,,,,,ku zoteron...injoranca....deliri......poshtersira e parazitizmi.......

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kaq e thjeshte.....

                Kujt po i "rruhet".....njeri me bastard se tjetri.....pune karagjyzeli....nga Kreta dhe nje vllehu te ndyre qe qelb km larg.......

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje