Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

11 Nëntor 2025, 15:53Rajoni TEMA
Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi këtë të martë se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Ky vendim erdhi pasi kompania CETIS përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit. Kompani gjithashtu shtoi se marrin përgjegjësi për këtë gabim. 

Për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

1 Komente

  1. N
    Nuk mundet me ndodh ndryshe

    Demokracia me e mire ne bote, ajo e dyshes Osmani-Kurti, paska probleme me zgjedhjet, ha ha ha!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema