Protesta e studentëve në RMV - Hoxha: Gjuha shqipe e drejtë kushtetuese dhe e padiskutueshme. Çështja mos politizohet

10 Prill 2026, 12:15Rajoni TEMA
Protesta e studentëve në RMV - Hoxha: Gjuha shqipe e drejtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mbështetja për Kosovën mbeten prioritet i Shqipërisë në çdo kohë dhe rrethanë.

Gjatë një konference për mediat, Hoxha u shpreh se Shqipëria vijon të ruajë marrëdhënie të mira me shqiptarët kudo që ndodhen, duke nënvizuar rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.

Sa i përket protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, ministri tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe lidhen me një të drejtë kushtetuese. Ai theksoi se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të vihet në diskutim dhe se kjo çështje duhet të trajtohet përmes rrugëve institucionale.


Hoxha apeloi që situata të mos politizohet, por të trajtohet me përgjegjshmëri, duke vënë theksin tek nevoja për zgjidhje konkrete. Sipas tij, Shqipëria mbetet një aktor i përkushtuar për marrëdhënie të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

3 Komente

  1. Q
    Qelbsat e Rames.....

    Ik o dylber i corape kuqit...mos na derdellis shume...kelysh i Athines...mbylle h....se nuk te,,,pjerdh,,, njeri ty se cfare bejn sllavet ne shtepine e tyre me beduinet pedofile te Muhamet arapit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dr

      Po. Shum leht me fjalë prej atje. Një lek nuk e keni dhënë për fuqizimin e institucioneve Shqiptare në RMV

      Përgjigjjuni
      1. N
        N. k. GOSTIVAR

        asnjë konfrontim, qoftë i formës më të butë, eufemike, ndaj dorës së zgjatur të Serbisë nga ana e qelbësirave zyrtare të shtetit Shqipëri Rroftë poulli se me onanistët politkë nuk do kishim as Shqipëri. Zotëri Hoxha, pse gënjen, pse mbjell iluzione! Është pikërisht kushtetuta e atij shteti që iu jepë atyre juridiikisht të kenë sjellje hegjemoniste se është thelbi hegjemonist i kushtetutës që iu jep sllavëve të flasin nga ajo pozitë. Dhe kushtetuta e tyre, e dhjerë, e ndritur, thotë: Makedoniata është shtet i makedoncite dhe i grupeve folklorike , kominiteteve, ku bëjmë pjesë edhe ne. Toleranca e dukjes simbolike të shqipes, ëshë akt politik- Tash e kupton se ku fle dreqi, ose ti - lepuri?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje