Pse i hoqi Amerika sanksionet ndaj Dodikut?

30 Tetor 2025, 09:18Rajoni TEMA
Pse i hoqi Amerika sanksionet ndaj Dodikut?

Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se veprimet e fundit “konstruktive” të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kanë ndikuar në vendimin për të hequr sanksionet kundër ish-liderit pro-rus të serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, si dhe disa dhjetëra individëve dhe disa kompanive.

DASH-i ka theksuar në përgjigjen e tij për REL-in se veprimet e fundit “konstruktive” të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska “duhet të kontribuojnë në stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të krijojnë mundësi për partneritet me Shtetet e Bashkuara, bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.

Dodik, kryetar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte vendosur dy herë nën sanksione për shkelje të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. E përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president të entitetit serb pas dënimit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë – nga lista e zezë amerikane u nxor edhe Zheljka Cvijanoviç, anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Asambleja e Përgjithshme e Republikës Sërpska miratoi së fundmi një ligj për anulimin e disa ligjeve që ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës, duke përfshirë Ligjin për Pronën e Paluajtshme, Ligjin për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska.

8 Komente

  1. D
    Detari

    Qeka e thjesht fare Bëhu destruktiv pastaj thuaj qe po lthehem atje ku ishim Kjo te ben "konstruktiv" Hahaha Bravo Amerika, tru i fortë ske c thua

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan_Tironci

      Kundrejt 5 milione te thata nen tryeze. Me nje leter ku vendose Trump per te fituar cmimin Noble. Ne nje administrate ku shkelen te drejtat e njeriut, ku keyengritesit e 6 Janarit behen anetare te ICE, DHS. Ku nje felon eshte President dhe rrugacet jane police. Welcome to New America ( former land of the free and the home of the brave)

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aldo Philly

        Trump eshte nona, respekt

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nashti , u kry .

        Ja shpëtuam nga një HALL që kishim , po shumë e thjeshtë , Dodiku mik i Putinit , Putini mik i Trampit , “miku i mikut tim , është miku im “ .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dielli parë

          Nga ana jo është themi:paraja qon ujin përpjetë.Krimineli serb ka angazhuar kompani lobuse amerikane dhe ka paguar qindra miljon dollarë.Në Amerikë me dollarë bëhën të gjitha.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leci

            Për mendimin tim ky krimineli Dodiku u largua nga politike dhe Amerika ja hoqi non gratat! Po ky krimineli ynë Berisha nuk ka shanc ta lërë politiken derisa të ngorlli.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ledjon

              Trump.....agjent Rus. Shikoni te gjitha veprinet pro russe qe po ben. Akoma 4 vjet me kete tradhetar!

              Përgjigjjuni
              1. V
                VOLLODJA

                AMERIKA PO AFROHET ME SRBSKA DHE KOSOVO RIPJESE E SRBSKA.. KJO ESHTE ARSYEJA PSE DODIKUT JU HOQ NONGRATA

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje