Pse Rusisë i intereson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika zbardh arsyet: E ka trajtuar si oborrin e mbrapëm...

21 Shtator 2024, 09:54Rajoni TEMA
Pse Rusisë i intereson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika

Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika ka shpjeguar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania qëllimin që ka në thelb politika ruse në raport me Ballkanin.

Sipas tij, zanafilla e kësaj marrëdhënie që ka krijuar Rusia me Ballkanin vjen jo vetëm për shkak të historisë, por edhe faktit që Rusia e ka “shfrytëzuar” Ballkanin sepse ka shërbyer gjithmonë si një urëlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Fillon historia qysh me perandorinë ruse. Rusia ka pasur gjithmonë një vëmdnej të veçantë për Ballkanin. Arsyeja e parë është se popullësia e këtij vendi është sllavo-folëse dhe gjithashtu e besimit ortodoks.

Ballkani ka qenë një urë lidhëse mes perëndimit dhe lindjes, për këtë arsye janë përplasur gjithmonë interesat e fuqive të mëdha. Unë do të thosha që është trajtuar si oborri i mbrapëm i perandorisë ruse,” –u shpreh ish-drejtori i SHISH.

Sipas këndvështrimit të tij, nuk është qëllim vetëm sabotimi NATO-s dhe Perëndimit, por ndikon edhe fakti që Rusia kërkon të mbajë aleancat me vendet e që më parë ka pasur lidhje, në mënyrë që këto vende të mos kalojnë nën influencën e mirëfilltë perëndimore.

3 Komente

  1. K
    Kujdes Visho kujdes

    O Visho, te ka dhene leje Berisha te shprehesh keshtu? Kujdes se ta nxjerr dosjen ai edhe ty miku i tij.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      historiani akademik Visho qe paska fillu per hobi apo zanat analizen e politikes nderkombetare....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taras Bulba

        Eshte e thjeshte o Visho lengu , zgjatesh e zgjatesh sikur ke shpikur bomben atomike …per sa kohe ishe ne krye te digasterit te rendesishem sna ithoshe gje ,sa ike hape thesin e genjeshtrave … rije e haje miza , mbushe dhe xhepin me miliona nga gomeret qe kujtonin se Vishua eshte teper i rendesishem per Shqiperine ….rije ne zyre dhe kruaje hunden dhe ferkoje topet ….eshte shume e thjeshte o Vishoooooo..shume e thjeshte bile ….rust duan me doemos qe nga Serbia qe eshte etyre te kapin mat gjithe Europen juglindore ne Adriatik …nepermjet Serbise dhe Malit te Zi te dalin ne Adriatik , ate linje preferojne dhe ate e kan me te sigurt …andej e kane qellimin se ketej nga ne me sa duket me largimin e Sali Berishes dhe Metes nga drejtiminibshtetit kandilit i mbaroj vaji ….se mos kujtoni se gjithe protestat ketu te ne i organizon nje kufome si Saliu dhe nje hajdut i rendomte si Metaj ….Jo ore jooooo jane ruset nga mbrapa …..megjithate e kane te sigurt ketej nga ne nuk cahet , me proamerikan se ne sdo kete ne Ruzull dhe kete e dine ne Rusi ….thjesht hedhin dhe ketej nga keta zullumqaret tane ndonje rubel dhe keta bejne cubin …pse ku e gjeti gjith ate force Meta te kundrshtoje amerikanet dhe te ngreje krye ?? Ku thoni ?…………

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje