Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Manastirin e Banjës kur një grup terrorist hyri ilegalisht në Kosovë dhe sulmoi policinë duke lënë të vrarë një pjesëtar të saj ka potencuar se Ballkani është një rajon shumë i përshtatshëm për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kjo pasi sipas saj Putin duke hapur një vatër të re të konfliktit në këtë pjesë të botës do të ketë më shumë kohë “të përqendrohet në plagët e pashëruara” duke aluduar te lufta në Ukrainë.
“Putin e kupton shumë mirë rëndësinë e tensioneve etnike”, thotë ajo në një prononcim për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.
“Loja” të cilën po dëshiron ta luaj Putini, sipas ekspertes amerikane nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Beogradi.
“Dhe ky është vetëm një nga treguesit se çfarë po ndodh realisht në Ballkan – sepse përshkallëzimi nuk është vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në Bosnjë. Polarizimi politik është aktual edhe në Mal të Zi – që është një ëndërr e realizuar për Moskën ”, shton ajo.
Lini një Përgjigje