Hill: Duhet zbulohen përgjegjësit e asaj që ka ndodhur në Banjskë, duhet sigurohemi të mos përsëritet

6 Tetor 2023, 22:53Rajoni TEMA
Hill: Duhet zbulohen përgjegjësit e asaj që ka ndodhur në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, foli për ngjarjet e fundit në Banjskë në një intervistë për Euronews Serbia.

Ai ka thënë se ajo që është e nevojshme tani është zbulimi i asaj që ka ndodhur në të vërtetë në Banjskë.

Hill ka deklaruar se e ka parë deklaratën e Radojiçiqit dhe shprehet se nuk e kupton se si dikush mund të mendojë se e gjithë kjo është e mirë për Serbinë, pra angazhimi në aktivitete të tilla.

Ambasadori amerikan ka thënë se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe të ketë siguri që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë për Serbinë, angazhimi në aktivitete të tilla – duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësia dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më”, ka thënë Hill për Euronews, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se rruga përpara është rikthimi tek dialogu.

“Rruga është të kthehemi në dialogu, e di që është i mërzitshëm, ne e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një shans për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se çfarë do të mund të bëjnë dhe se Kosova ka një mundësi për ndërkombëtarizim. Ka të gjitha elementet për këtë, marrëveshja vetëm duhet të përfundojë”, ka thënë Hill.

I pyetur për masat e mundshme kundër Serbisë, Hill ka thënë se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po bënte Radojiçiq në Banjskë, të kërkohen përgjegjësit.

“Kur bëhet fjalë për masat kundër Serbisë, është e qartë të zbulohet se çfarë ka ndodhur – çfarë po bënte Radoiçiq atje dhe pse, dhe të kërkohen përgjegjësit. Është e nevojshme të vazhdohet kjo përpjekje – kur ka krizë, dhe kur ka një proces zëvendësimi politik, këto janë gjëra të rrezikshme. Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet dhe mënyra më e mirë është të kthehemi në dialog”, ka shtuar ndër të tjera.

Hill ka thënë se tani është çështje se si të parandalohet që ajo që ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator të mos përsëritet.

“Ajo që unë shoh është se zoti Radoiçiq është akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe do të thoja se është në dorën e prokurorëve që të flasin për këtë. Kemi një pyetje – si mund të parandalojmë që kjo të ndodhë përsëri? Mendoni se duke hyrë në territorin e Kosovës, duke grumbulluar armë, duke shkaktuar frikë te njerëzit, duke u thyer në një manastir, kontribuon për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të botës, duhet të dimë pse dikush e ka bërë këtë.”, ka shtuar tutje diplomati amerikan.

6 Komente

  1. Y
    Yyyypppp Xhixhi

    Aahhhhhhh kurve e lobit serb te amerikes, dole me ne fund te lehesh pet te justifikuar lobimin financiar te serbeve te amerikes o plehre njeri. Dmth, ti s’kuptoke gje ti??!! Dmth gjithshka e ka bere Radoicici dhe cicat e tij se sipas teje Serbia s’ka dore se nuk paska kuptim. O kurve, por per nje aksion legjitim te karit Albin per te vene ne zyra kryetaret e zgjedhur ne zgjedhjet e njohura nga ju, pse e beri ne koke te vet dhe ju kurva e keni sanksionuar Kosoven, ndersa Serbi rremben polica ne Kosove dhe ju thoni nuk do publikojme hetimin e Nato-s, eshte sekret, po asnje mase Serbise. Tani futen arme ne Kosove dhe vritet polici, ju perseri asnje mase se doni “hetime te thella” kur Vucici e pranon vet se eshte pas ketij akti terrorist me ditet e zise qe mbajti. Ptttuuu te qifsha rracen tende, ndrite Bosnjen ti me marreveshjen e Djetonit e tani kerkon te qelbesh edhe Kosoven ne te njejten forme. S’ke faj, gjyshi brekdhjere qe eshte ne shtepine e bardhe s’ka idene fare c’behet verdalle, atij ja marrin doren per firma pa e pjerdhur njeri, se mos merr vesh ai.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Qenka keputur ne mes nga reagimi z. Hill!

      Përgjigjjuni
      1. A
        ALBINI

        Ky lloj komunikimi ne gjuhe kineze le shume per te desheiruar!Duhet studiuar thote personi ne fjale,analizuar dhe pastaj gjetur shkaku!Humor Kinez!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Beavo ambasador! Edhe kesaj radhe Serbia e Vuçiçit i beri detyrat e shtepise!!! E sa duhet te presim deri tek komplimenti tjeter i ambasorit Hill per personazhin paqesor Vuçiç??! Jo shume!! Puna e zelleshme e ambasadorit Hill, nuk te le asnjehere te merzitesh!!!

          Përgjigjjuni
          1. i
            iliria

            Ambasadori Hill,hajt mos ma ha k.....,ose je budalla,ose i ke çorapet e lagta në këmbë! Përgjegjësin e ke komshi dhe shok Vuçiçin.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              Seriozisht e ke ?verte kaq naiv je .Sipas keti kungulli nuk e sheh nuk e vlereson rrolin qe luan nxenesi besnik i milloshevicit?Vetem nje i cmendur jep deklarata te ketilla naive ,edhe kalamajt e klases fillore e di pergjigjen e sakte per tja drejtuar gishtin fajtorit vucicputin ,do kishin thene.Ambasadori akoma dyshon ne (aftesite e veta)se i cmenduri do ndergjegjesohet ,se i semuri me kancer me ego do ndryshoj ne te miren e njerezimit.Hilli nuk po kupton apo e luan rrolin e nje te cmenduri qe te tejkaloj edhe lojen e kriminelit vucic?fatkeqesi ,inkuizicion i terbuar.Hill ,vucicputin,te jesh i sigurt se po te mos u ndalohet tu nderpritet veprimet armiqesore ndaj njerezimit,do hidhet ne nje aksion akoma me te rrezikshem.Mos hill mos e merr rrolin e avokatit te keti krimineli se e zbeh edhe profesionin Ambasador.Mirrni masat e duhura mos u beni se jeni i semure dhe keni skleroze ne koke.Aleatet tane Shba,Gjermania Anglia ..jane ne rrugen e duhur se cfare pullet ky pulisht,aueeeeeer.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje