
Media tradicionalisht e afërt me qeverinë serbe “Novosti” shkruan se është duke u zhvilluar një ofansivë e madhe diplomatike e Perëndimit drejtuar pesë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në Bashkimin Evropian, përkatësisht Greqisë, Qipros, Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë.
Konteksti aktual i krizës gjeopolitike i gjeneruar nga pushtimi rus i Ukrainës, sipas kësaj gazete, e ka mobilizuar Perëndimin që ta plotësojë njohjen ndaj Kosovës brenda BE-së.
“Tashmë ata [QUINT-i] vlerësojnë se Athina është hallka ‘më e dobët’, sepse përveç varësisë ekonomike me BE-në, ka edhe probleme të përhershme sigurie me Turqinë, për të cilën, për shembull, mund të marrin garanci për ta ripajtuar, në këmbim të njohjes ndaj Kosovës”, ka thënë ish-kryediplomati serb, Vladislav Jovanoviç.
“Nëse Greqia do ta njohë Kosovën, është e pritshme që Qiproja do të pasonte të njëjtë gjë”, i ka thënë ai gazetës serbe.
Ndërsa, tri shtetet e tjera, sipas ish-krydiplomatit serb, vështirë se do të ndërrojnë pozicion për shkak të problemeve të brendshme nacionale.
“Mendoj se Spanja, Rumania dhe Sllovakia, të cilët janë të ndërlidhur me probleme nacionale të hapura dhe të fjetura, dhe për të cilët njohja e Kosovës do t’u vinte si të godasin veten në gjoks, ato do të rezistojnë të mos e njohin deri në fund”, ka thënë ai.
Kush i ndjek levizjet dipllomatike te perendimit per ceshtjen e njohjes se Kosoves si shtet te bie ne sy se as Evropa dhe as Amerika nuk bisedojne me Kurtin. Ata bisedojne vetem me Vuciqin. Kosova Republike eshte strategji e Amerikes dhe ne kuader te lojes se dyshimte qe ben Albini, ata kane vendosur ta abondonojne Albinin sepse ai duke komlikuar strategjine dhe taktikat e Amerikes ben punen e strategjise serbe dhe ruse per acarimin e situates….etj…. Pra ata po perdorin edhe shkopin edhe karroten per Vuciqin dhe e kane lene Albinin ne boten e tij qe percaktohet nga udhezimet e Beogradit. Ata e dine se Albini nuk perfaqeon interesat e Kosoves por ato te Serbise. Pra inensifikimi i punes se Quintes per te “detyruar” 5 shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven ta bejne ate eshte nje ane per te detyruar Vuciqin ta njohi Kosoven, duke eliminuar rolin e Albinit dhe sidomos te Vuciqit. Ata ne kete kuader nen strategjine Amerikane po mundohen te ecin drejt faktit te kryer sepse e shikojne qe bisedimet midis Albinit dhe Vuciqit jane nje fiasko qe thjeshte lartesojne Vuciqin sepse Albini eshte shtojce e tij dhe saboton bashkepunimin me perendimin….