
Bashkimi Evropian dhe 49 vende lëshuan të mërkurën e 5 prillit një deklaratë të përbashkët duke dënuar Rusinë për organizimin e një takimi jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synonte përhapjen e “dezinformimit në lidhje me dëbimin e saj të përhapur dhe të paligjshëm të detyruar të mijëra fëmijëve ukrainas”.
Deklarata, e publikuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, pretendon se takimi i 5 prillit ka abuzuar më tej “fuqinë dhe privilegjet” e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilin Rusia e kryeson këtë muaj.
“Rusia do të kërkojë të paraqesë veprimet e saj në Ukrainë si në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të drejtat e fëmijëve dhe axhendën e fëmijëve dhe konfliktit të armatosur. Kjo nuk mund të jetë më larg nga e vërteta”, thuhet në deklaratë.
Një ndër aspektet që ra në sy ishte mosangazhimi i Serbisë kundër përpjekjeve të Rusisë për të justifikuar dëbimin e fëmijëve ukrainas.
Dhe ky hoshilacion është i pakuptimtë pas dy votimesh në OKB të diplomacisë serbe kundër agresionit dhe aneksimit të paligjshëm rus në territorin e Ukrainës.
Më 2 mars të vitit të kaluar Beogradi zyrtar votoi në favor të rezolutës së OKB-së që dënonte agresionin rus kundër Ukrainës në një seancë urgjente, duke fituar vlerësime nga ambasadat perëndimore në vend.
“Po” për rezolutën erdhi nga 141 vende; pesë votuan kundër dhe 35 abstenuan.
Ndërsa më 13 tetor Serbia ishte mes 143 vendeve që votuan për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte përpjekjen e paligjshme të Moskës për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.
Deklarata
Veprimtaria e Rusisë përfshiu Maria Lvova-Belova, komisionerja e vendit për të drejtat e fëmijëve.
Lvova-Belova dhe presidenti rus Vladimir Putin janë subjekt i urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë muajin e kaluar, duke përmendur akuzat për krime lufte për rrëmbimin dhe dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.
“Ne dënojmë pa mëdyshje veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë dhe në veçanti deportimin e detyruar të fëmijëve ukrainas, si dhe shkelje të tjera të rënda kundër fëmijëve të kryera nga forcat ruse në Ukrainë”, thuhej në deklaratën e përbashkët. “Asnjë sasi e dezinformatave të përhapura nga Rusia nuk mund të mohojë të vërtetën e çështjes dhe as të mbrojë individët nga përgjegjësia për këto krime”.
Misioni i Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Shqipërinë dhe SHBA-të më herët bllokuan transmetimin në internet të OKB-së të takimit joformal të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duke thënë se Lvova-Belova “nuk duhet t’i lejohet një platformë e OKB-së për të përhapur dezinformata”.
Takime të tilla nuk mbahen në dhomën e këshillit të sigurisë dhe të 15 anëtarët e këshillit duhet të bien dakord për të lejuar transmetimin e tyre në internet nga Kombet e Bashkuara.
Forcat ruse kanë transferuar ose deportuar në mënyrë të paligjshme 19 mijë e 514 fëmijë ukrainas në Rusi, duke shkelur Konventat e Gjenevës, njoftoi më 28 mars Ministria e Riintegrimit e Ukrainës.
Deri më sot, vetëm 327 fëmijë janë kthyer në Ukrainë.
Kush janë ata që nuk e kuptojnë që Serbia dhe Vučić po e shtyjnë kohën, po "blejnë" kohë siç e ka thënë vetë Vučić? Po e presin rezultatin e luftës si një shans historik për serbët dhe Serbinë që t'i hapin bythët në shtetet fqinje: Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë! Prandaj, në muajin 14 të agresionit rus, nuk duhet të ketë iluzione, se me lutje dhe shpërblime nuk bindet Serbia! Serbia duhet të kushtëzohet shumë rrept! Gjëja më e vogël dhe kushtëzimi më i butë i mundshëm është heqja dorë e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur që po i shërben Serbisë, realisht, vetëm për ta jetësu projektin serbomadh "Bota Serbe"!