Serbia ka anuluar kontratat për armatimet ruse, me të cilat ka furnizuar ushtrinë që prej epokës sovjetike. Lajmin e bëri të ditur shefi i ushtrisë gjenerali Milan Mojsilović pa specifikuar nëse vendi po i ndërpriste lidhjet me Rusinë.
Serbia, vend kandidat për anëtarësim në BE, ka qenë prej kohësh aleati më i vendosur i Moskës në Europë, dhe është gjendur nën presion të shtuar qe prej nisjes së luftës në Ukrainë, për tu orientuar më shumë nga perëndimit dhe politikat e tij të jashtme.
Sipas kreu të ushtrisë arsyeja pas vendimit për të anuluar kontratat ishin sanksionet perëndimore kundër Moskës, dhe fakti se Serbia po përballej me sfida nga përdorimi i armatimeve ruse.
Ai tha se Beogradi po përpiqet të gjente një zgjidhje përmes kanaleve diplomatike, por se disa nga kontratat ishin anuluar e të tjerë ishin shtyrë me shpresën se marrëdhëniet ndërkombëtare do të normalizohen.
Sipas Mojsillovic, ushtria serbe mund të vazhdojë të blejë pjesë pajisjet sovjetike dhe ruse pasi ato janë prodhuar nën licencën e shumë vendeve rreth botës. Megjithatë ai thotë se nuk do të jetë më e mundur të blihen pajisje të reja nga Rusia.
Në gusht të vitit të kaluar, Serbia vendosi të braktisë blerjen e një serie avionësh luftarakë rusë, për të cilët ishte diskutuar që ne 2021. Në vend të tyre, Beogradi bleu 12 avionë Rafale, prej 2.7 miliardë eurosh nga Franca.
Dr. Orhan Dragaš, themelues i institutit të sigurisë ndërkombëtare me bazë në Beograd tha për Euroacrice, se zhvillimi përfaqëson një kthesë strategjike për Serbinë, dhe nuk është i përkohshëm.
Sipas opinionit të tij, prokurimi i armatimeve planifikohet në periudhë afatgjatë dhe nëse lidhje të tilla cenohen, ato thuajse nuk riparohen më kurrë, çka nënkupton se Moska ka humbur një prej levave kryesore të influencën në Ballkanin Perëndimor.
Ha ha na mbushet mendjen me Serbice Ajo kurre nuk hew dore nga Russia
Ha ha na mbushet mendjen me Serbice Ajo kurre nuk hew dore nga Russia
Një grusht hi syve Europës!
Por jo Amerikes,e cila po e shtyn Serbine te beje keto hapa pa deshiren e saj. Azerbajxhani ja preu furnizimin me gaz Serbise, perderisa kjo te largoje Gazpromin rus. Edhe ketu, dora e Amerikes. Laku po i shtrengohet Serbise. Te gjitha vendet e Ballkanit pervec Serbise nenshkruan me Banken e Italise marreveshje per pagesat e shpejta. Mali i Zi e Shqiperia jane ne radhe te pare per ne BE, Serbia jo. Pak nga pak Serbia po e ndjen litar in t'i shtrengohet. Kur te largohet edhe Hitleri rus, te nderrohet qeverisja ne Moske, atehere edhe bastardet ekstremiste ne Serbi nuk do te kene me force per t'u bere keq te tjereve, por do t'i bejne keq vete Serbise.
Ku mbahet Beogradi tani. Me perkrahjen e BE-se Serbia siguron dominim ne rajon per dekada te tera. Mund te ishim ne ne pozita me te forta po te mos kishim korrupsion ulerites ne cdo qelize te qeverise. Po te kishim patur marrdhenie me te mira me Kosoven. Po te mos kishim nje palaco harbut per kryeminister i cili me batutat halabake kujtoi se futi ne xhep lideret e BE dhe harroi se skane te njejta preferenca sic kane militantet qe e rrethojne.
Po kari po ashtu eshte. Kokloqe i zgjuar qenke…
Juve nuk ju besohet sa qenit, ju tjeter thoni e tjeter veproni. Ju nuk i nderpreni lidhbet me Rusi deri sa të ket frym mbi tokë.
Janë sanksionet e Amerikës.
Tani jeni bere te gjithe mediat antikombetare bashke dhe po "kuroni" imazhin e nje shteti gjenocidial i cili te pakten 2 shekujt e fundit ka bere spastrime etnike ne tokat tona.Nuk ndryshon gje me Serbine ,do vazhdoje te jete jashteqitja dhe dashnorja besnike e Rusise.