Sherr mes dy personave në Prizren, vritet me armë zjarri një 48-vjeçar! Dëshmitari: U qëllua në sy të gruas dhe djalit

4 Shtator 2023, 10:50Rajoni TEMA

Sherr mes dy personave në Prizren, vritet me armë zjarri një

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në Prizren. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, në lagjen Arbana në Prizren, ku autori i dyshuar Aziz Gashi pasi është konfliktuar me viktimën, Beqir Morinën për një mosmarrëveshje, e ka qëlluar këtë të fundit shtatë herë me një armë zjarri që e mbante në makinë. Për pasojë, 48-vjeçari Beqir Morina nuk ndërruar jetë në vend.

Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin tragjik për 48-vjeçarin, autori ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrau njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punonte në ndërtim ai, i Malishevës.

ë sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.


Për kapjen e të dyshuarit, njësite policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.

Lini një Përgjigje