Në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një debat i fortë publik pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili propozoi një masë të pazakontë për të frenuar rënien demografike: vendosjen e taksave shtesë për beqarët.
Duke folur për krizën demografike në rritje, Mickoski tha se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, përfshirë edhe një skemë të mundshme penalizuese për beqarët, për t’i nxitur qytetarët të krijojnë familje.
Sipas tij, norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm në vitin 2024, ndërkohë që vendi ka humbur mbi 33 mijë banorë në katër vitet e fundit si rezultat i rënies natyrore të popullsisë.
Kryeministri e përshkroi këtë nismë si pjesë të një “lufte shtetformuese” për të ndalur shpopullimin dhe për të forcuar familjen si bërthamë sociale. Megjithatë, propozimi është pritur me reagime të përziera, ku shumë qytetarë, aktivistë dhe ekspertë e kanë cilësuar idenë si diskriminuese dhe që cenon jetën private.
Nga ana tjetër, disa e shohin këtë si një sinjal alarmi, që tregon se kriza demografike në vend është bërë tashmë një emergjencë kombëtare.
Diskutimet pritet të thellohen në ditët në vijim, teksa qeveria do të detajojë masat konkrete që synojnë përmbysjen e tendencave negative të popullsisë. Ndërkohë, çështja e “taksës për beqarët” mbetet në qendër të vëmendjes dhe polemikave politike në Shkup.
Te rinjte maqedonas kane frike te krijojne familje dhe ata qe martohen lindin vetem 1 dhe ralle 2 femije. Shqiptaret bejne mbi 6 femije. Do vije shpej koha qe maqedonasit do jene pakice ne Maqedoni dhe do kerkohet te ndrohet emri ndoshta Dardani.
Ai nuk shqetësohet për popullsinë por për rraportin mes etnive.
Propozimi eshte pritur me reagime te *PERZIERA*.....Kjo fjali me kujtone dikur dyqanet e fshatrave me tabele MALLRA TE PERZIERA qe ishin vene ne fillim te vitet 50 kur edhe drejtuesit dhe mesuesat e fshatrave ishin me fillore apo edhe analfabet.
c'te bejne rinia pedeve mo,te qij kte mickoqin -surrat majmun pederastin ne byth e ? Zoti i ka shkruajtur te gjitha .
Shqiptaret me 2 femij i ke, jo me shum, flije mendjen, se as neve nuk shtihemi.
Ne vitet e para te diktatures (vitet '50) ka qene edhe tek ne "taksa e beqarise", bile shtrihej edhe per çiftet qe nuk kishin femije. Me vone u hoq. Ideja nuk eshte vetem per shtimin e popullsise, por edhe per ndihmen qe duhet t'u jepet familjeve me femije.
Ne Shqiperi kemi nje kryeminister qe zbardh dhembet me faktin qe Shqiperia po shuhet si komb nga emigracioni galopant e moslindja e femijeve. Kemi kryeminister modern!