Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur një garë armësh duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi tre vendet nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiç theksoi se memorandumi përbën shkelje të marrëveshjes nën rajonale dhe tha se është i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë.
Presidenti serb bëri të ditur se e kishte ngritur çështjen në takimin me shefin e aleancës veri atlantike, por nuk tregoi çfarë ka thënë Rutte në lidhje me të.
“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t'i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm.
Është detyra jonë t'ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”.
Vuçiç shtoi se me Rutten ka biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë. Rutte, ndërkohë, shkroi në X se me presidentin serb bisedoi për rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe se si të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet NATO-Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka cilësuar kundërshtimet e Serbisë për nismën e bashkëpunimit të mbrojtjes si shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit, e cila, siç thotë, parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës .
"Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si garantuese e paqes në Ballkan' është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit", tha Ministria e Ppunëve të Jashtme në një deklaratë.
Vučići është mut! Fort mirë e di se askush nuk po e kërcënon Serbinë por qëllimisht e bën alarm vetëm për të justifikuar armatosjen masive të Serbisë. Kot nuk armatoset Serbia. Synon Bosnjen dhe Kosovën. Republika Serbska në Bosnje është mbi 2 herë më e madhe se Kosova. Sulmin ndaj Kosovës e arsyeton si "mbrojtje të integritetit territorial të Serbisë".
Vuçiç: Do të mbrojmë vendin nga çdo agresor i mundshëm. Ky ia fut kot se realiteti është ndryshe. Shihni çka ndodhur në Europë, në Ballkan këto 35 vitet e fundit. Kush ka sulmuar kë? Të tjerët Serbinë apo Serbia Kosovën? Kush bën republika Serbska? Ka sulmuar Rusia Ukrainën apo anasjelltas. Hordhitë serbe janë primitive në mendësi dhe ecin përpara vetëm me pushtime, provokime, gjenocide (siç bënë në Kosovë, barbarizma. Dhe tani del ky pafillua dhe bën si viktimë.
ktu do lahen te gjitha Mekatet ,ne kte Bote ,1 per 1 gjith Krimet ,Masakrat vs civilive etj. serbi e di mir kte ,prandaj trembet .
Po agresort jeni ju,or biri kurves,iku dhe koha juaj o sllavi i mutit.do zoti behemi njesh me Kosoven tju shkedhejme robte.
ishte marreveshje bashkepunimi jo mbrojtje. mos beni pordhe me rigon s na plas fare per kosoven. 50% te tyre , kryesisht ata te vetvendosjes, i ke super handikapate e me urrejtje te fshehur ndaj shqiperise