Skandal në Kishën Katolike të Greqisë, priftërinjtë morën nga arka 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës

24 Tetor 2024, 15:10Rajoni TEMA
Skandal në Kishën Katolike të Greqisë,

Kisha Katolike Greke është përfshirë në një skandal, ku dy priftërinj kanë marrë 3 milionë euro nga arkat e saj.

Një hetim për përvetësim dhe pastrim parash kundër dy figurave të larta në hierarkinë e Kishës Katolike të Greqisë dhe pesë pronarëve të klubeve të natës në zonën e gjerë të Peloponezit u hap pas një konstatimi të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, sipas medias greke.

Çështja u zbulua pas një kontrolli të rastësishëm ku u konstatua se shuma të mëdha parash, që arrinin afërsisht 3 milionë euro, u zhdukën nga arkat e Kishës Katolike dhe përfunduan si investime në lokalet e natës.

Kreu i Autoritetit, Charalambos Vourliotis, tashmë ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës.

Mësohet se historia nis tetë vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara të saj që operonin nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese.

Mobilizimi i Autoritetit u ngrit pas “këmbanës” që ra në banka për lëvizjet e shumave të mëdha.

Hetimi disa mujor u krye në fshehtësi të rreptë.

Autoriteti dyshohet se konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike.

Hetimet zbuluan destinacionin e parave, ku shuma e fundit e dyshimtë u zbulua pak ditë më parë dhe përfshinte 50 mijë euro.

Me urdhër të zotit Vourliotis, llogaritë bankare dhe pasuritë e pesë biznesmenëve të dyshuar si përfitues të shumave të mëdha janë bllokuar.

Tashmë, konkluzioni është në dorën e prokurorit që do të hetojë mundësinë e kryerjes së krimeve të përvetësimit për dy priftërinjtë dhe pastrimit të parave për pesë biznesmenët.

Të përfshirët pritet të thirren për shpjegime në mënyrë që prokurori të vendosë nëse do t’i ndjekë penalisht.

4 Komente

  1. K
    Kauri nga Grekokarija

    Ku jane shqipofolsit qe jetonin prapa Karpateve Sidomos Grekokaret, (Grekofillet) te komentojne per prifterinjte?Ju qifja mendjen.Te gjithe Hoxhallaret Dhe Prifterinjte jane per ti qire ne bythe.Fene predikoni per vetveten.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tom

      Po ti ore kar-Uri nga ke ardhur nga sllavo-arabia. Të qifsha ç’far të mban familja dhe fisi. Kurvë burr dhe antishiptar.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom grekokarri

        Ty te qifsha motren ne varrin e nones tende,Femijte e tu ne varrin a gruas tende,Dhe ty ta derdh mu ne goje.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sagiada

      Atheoi Katholiko Spelaret nuk kan lidhje me Xristos……

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje