Sot seancë plenare/ Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Korrik 2025, 07:54Rajoni TEMA
Sot seancë plenare/ Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve,

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përpjekjen e 44-të me radhë për t’u konstituuar, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Në seancën e fundit, e cila u mbajt me vonesë pas një alarmi të rremë për bombë, dështoi sërish miratimi i komisionit për votim të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke insistuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë. Këtë kërkesë po e kundërshtojnë partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat refuzojnë të propozojnë anëtarët për komisionin dhe e akuzojnë Vetëvendosjen për mungesë bashkëpunimi.

Ngërçi politik ka nxitur shqetësime si në skenën vendore, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk formohet së shpejti.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga aktgjykimi i 26 qershorit, pa specifikuar pasojat e mosrespektimit të këtij afati.

1 Komente

  1. F
    Fajtori.com

    Na çanë k.a.r.i.n !!!! Si nuk u vjen turp, tallen me popullin dhe lenë vendin pa institucione. Turp dhe faqa e zezë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje