Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi sot në 25 shkurt, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.
“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.
Prekaz | Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.
Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.
Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.
Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.
Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.
Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.
Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.
Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.
Na kërkon të jemi të denjë.
Paska gjet pune per sot, me siguri i ka dale nga rruga Librazhd- Prrenjas
Edhe sikur të flijohej kjo, prap nuk sjellë gjë, sepse Jasharajt e dinë mirë Ramaduro kë e shpalli vëlla (vuçiqin) dhe armik albinin. Kot e keni, kosovari nuk bie n'kuth të edvin petverzit që është në hall me drejtësinë dhe SPAK'un.